Sterilizimi/ Berisha: Beqaj dhe Rama janë pronarë të sipërmarrjes që rriti 83 herë çmimin për njësi të sterilizuar

E Enjte, 04 July 2024 21:58
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe Ilir Beqajn se janë pronarët e sipërmarrjes që rriti 83 herë çmimin për njësi të sterilizuara.

‘Beqaj dhe Rama janë pronarë të sipërmarrjes që rriti 83 herë çmimin për njësi të sterilizuar’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Ilir Beqaj është pronari së bashku me Edi Ramën i sipërmarrjes së sterilizimit, me të cilën ata rritën 83 herë çmimin për njësi të sterilizuar.

83 herë rritje e deklaruar nga KLSH.

Rritje që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Fituesi i sterilizimit është miku i Edi Ramës, i cili e kishte mahnitur atë për suksesin e tij në Itali me ndërmarrjen e ndërtimit me dy punëtorë të regjistruar.

Ilir Beqaj është personi që i caktoi kësaj kompanie të Rrapajt pikët dy herë më të mëdha se kompanisë tjetër.

Ilir Beqaj është personi që i dhuroi kësaj kompanie, katin e tërë të spitalit, aparaturën ultramoderne të blerë me taksat e qytetarëve shqiptarë për sterilizimin e mjeteve.

Ilir Beqaj është hajduti i Edi Ramës, i cili i dhuroi falas kësaj kompanie të tij dhe të Edi Ramës, ujin, energjinë elektrike, lokalet.

Kurse Edi Rama i çmendur, i marrosur nga vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm kalonte nga studio në studio për të mbuluar krimin e tij të shëmtuar me një gërshërë të thyer dhe pincë me një krah dhe tregonte se ja me çfarë operoheshin, duke bërë idiotin, tutkunin se gërshëra e thyer nuk pret, se pinca me një krah nuk ka dhe nuk përdoren kurrë.

Por duhej me çdo kusht të mbulonte vjedhjen e tmerrshme, e cila po tejkalonte të gjitha limitet.

Vetëm në gjysmën e kohës u vodhën 76 milionë euro.

Por këta hajdutë xhelatë morën qindra e qindra jetë njerëzish sepse në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, spitalet, pavijonet kirurgjikale nuk blinin dot setet kirurgjikale që u nevojiteshin për operacione.

Dhe kush e pësonte?

E pësonin të sëmurët. Çdo vit përjashtoheshin minimumi 1 mijë shqiptarë nga domosdoshmëria e operacionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...