Sekuestrimi i 50 mln eurove/ Berisha: Drilona Boçi ishte këshilltarja e Ramës! Kristani del në përgjime te Metamorfoza

E Enjte, 04 July 2024 22:00
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te sekuestrimi i 50 milionë eurove, ku dilnin të përfshirë njerëzit e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

‘Drilona Boçi ishte këshilltarja e Ramës! Kristani del në përgjime te Metamorfoza’, u shpreh Berisha. 

Berisha: Miqtë e mi, qytetarët nesër kanë rastin t’i japin përgjigje Erion Veliajt.

A nuk e shpalli drejtësia e kontrolluar një javë më parë 19 urdhër-arresti?

I futi andej nga i nxori.

Ku janë?

Ku janë?

A ka dëshmi më flagrante të kontrollit dhe të pafytyrësisë së tyre se sa kjo?

Mbrëmë, unë falënderova prokuroren që firmosi konfiskimin e 50 milionë eurove të mikut të Edi Ramës, Kristian Boçi.

A e dini ju miq se Drilona e Kristanit ka qenë 4 vite këshilltare e Edi Ramës?

A e dini ju miq se Kristani me bandën e tij është personazh krimi i Metamorfozës?

Por Altin Dumani meqenëse në regjistrime SKY dhe Encrochat, dilnin kilometra mesazhe dhe biseda, komunikime të Edi Ramës me Boçin, me të shoqen këshilltare, çfarë bëri? E çoi dosjen te prokuroria e Tiranës, duke hequr të gjitha këto, në mënyrë që të kalonte pa iu futur ferra në këmbë Edi Ramës, njeriut që kishte bashkëpunuar me Boçin për vite të tëra.

Drilona ishte mikeshë e ngushtë e Velicës.

Ajo së bashku me Velicën merreshin me vepra të mëdha arti nëpër botë.

E kuptoni të dashur qytetarë ku jetojmë?

Vetëm zemërimi juaj, vetëm revolta juaj me 11 korrik është shpëtimi i Shqipërisë.

Ndaj le të bashkohemi ne, çdo qytetar i këtij vendi, çdo shqiptar kudo që të ndodhet më 11 korrik në ditën e të vërtetës, në ditën e fitores, në ditën e triumfit.

Rrofshi ju, rroftë fitorja, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...