Klevis Balliu: PD dënon dhunën ndaj pedagoges Liljana Elmazi-Billa, çdo akt i tillë, kërcënim për gratë arsimtare

Saturday, 06 July 2024 19:11
 

Partia Demokratike dënon ashpër dhunën verbale dhe fizike të ushtruar kundër pedagoges Liljana Elmazi-Billa.

Fjala e Klevis Balliut: 

Ushtrimi i dhunës në mjediset e universtitetit publik, në auditorët e fakultetit të Ekonomisë, e bën edhe më të rëndë dhe të papranueshëm këtë akt.

Goditja e zonjës Elmazi-Billa përmban, jo vetëm lëndimin e pedagoges, por edhe fyerjen për institucionet e arsimit të lartë dhe kolegët.

Ne nuk i dalim sot zot Liljana Elmazit si kolege, apo si ish-deputete e Partisë Demokratike, por si arsimtare, si grua dhe si nënë.

Çdo akt i tillë, jo vetëm kapërcen kufijtë etikë, moralë dhe profesionalë, por është kërcënim për gratë arsimtare, për sigurinë në universitetet tona dhe në sistemin shkollor.

Fakti që është shkaktuar nga një koleg i saj, në mjedis universitar, është një këmbanë që ka brenda alarmin e dhunës, por edhe të degjenrimit të sistemit arsimor në Shqipëri, gjë të cilën Partia Demokratike e ka theksuar me forcë në qëdnrime publike.

Spiralja e dhunës e frymëzuar nga pushteti i Edi Ramës, ushtruar herë nga bandat, e herë nga Policia mbi protestues dhe qytetarë të pafajshëm, mbështetur nga segmente të medias dhe shoqërisë që nuk reagojnë kundër saj, duhet ndalur një herë e më parë.

Duke i uruar shërim të shpejtë zonjë Elmazi-Billa, u kërkojmë institucioneve përgjegjës profesionalizëm në trajtimin e rasteve të tilla të një ndjeshmërie publike të lartë.

Me këtë rast u bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen me opozitën të enjten më datë 11 korrik ora 20.00, si një mënyrë për të dënuar, edhe këtë akt të shktuar agresioni kundër një gruaje, nëne dhe pedagogeje

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...