Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të rëndë në lidhje me ish-zyrtarin e inteligjencës rumune, Coldea të cilin kryeministri Edi Rama e kishte kontraktuar si këshilltarë të tij.
‘Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën’, tha Berisha gjatë fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: 11 korriku është dita në të cilën shqiptarët protestojnë për drejtësinë. Është dita në të cilën shqiptarët marrin në dorë fatin e tyre. Ata nuk pranojnë dhe nuk do të pranojnë diktate të mafias shqiptare ndërkombëtare.
Ata do të nxjerrin Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj mafie, të Edi Ramës, Xhorxh Sorosi, McGonigalit, Coldeas.
A e morët vesh ju miqtë e mi, që ish drejtuesi i Securitates është këshilltari kryesor i Vlora Hysenit e përjashtuar nga shërbimet në Kosovë, për lidhje të dyshimta dhe që mori detyrën duke bërë vizitën e parë në Beograd.
Coldea ka bërë zyrat e Shërbimit inteligjent, njëlloj sikur të ishin zyrat e Securiates. Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën.
Ndaj dhe 11 korriku është dita e shqiptarëve, është dita e shqiptarit që merr fatin në duart e tij.
Është dita e shqiptarit që lemeritë këtë racë të poshtër hajdutërish, që me pasurimin e tyre, vjedhin kafshatën e fëmijëve të vegjël shqiptarë me një ose dy vakte në ditë.
Vjedhin ilaçet e të sëmurëve rëndë të këtij vendi, vjedhin kafshatën, ilaçet e pensionistëve.
Nuk ka patur kurrë një vend, hajdutë më të pamëshirë se sa grupi i Edi Ramës me shokë.