Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi skandalin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të cilit i prapësuan 19 mandate arresti për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe bandën e tij në bashki.
‘Dumanit i nxorën kartonin e kuq, i prapësuan 19 mandate arresti për Veliajn dhe bandën e tij, i thanë se nuk mund të arrestosh pa lejen tonë’, u shpreh Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e shpresës’.
Berisha: Të dashur miq!
Këto ditë jeni dëshmitar se si u prapësuan nga Altin Dumani dhe Edi Rama 19 mandate arresti për Erion Veliajn dhe bandën e tij.
Pasi lajmi u publikua në të gjitha mediat e qeverisë, nga mjeroja, Bolino e me radhë, u zhduk. Nuk ndodhi asgjë, sepse Dumanit i nxorrën kartonin e kuq.
O hajdut i thanë, po kë mund të arrestosh ti pa lejen tonë.
Shpresa e fundit jeni ju.
Pa drejtësi nuk ka liri.
Pa drejtësi një kombi i vritet besimi dhe e ardhmja. Ndaj dhe me 11 korrik mbarë kombi në këmbë, si kurrë me parë për drejtësi sociale, për dinjitet, për shpresë dhe të ardhme.
Miqtë e mi!
Prej kohësh opozita ka depozituar në skrapin e partisë jo se ajo nuk e di, që dosjet e saj që të gjitha mbyllen, por në respekt të kushtetutës së saj, që përcakton se shteti ligjor është dhe mbetet themeli i shoqërisë së lirë, me dhjetëra e dhjetëra dosje.
Ku janë ato? Që të gjitha janë të stamposura me një gërmë ‘A’, dosje nga armiku. Dhe unë i them armikut Edi Rama se në qiell e në tokë po të shkosh atyre dosjeve nuk u shpëton dot ti, ministrat tu, Altin Zamani yt dhe të gjithë ata mercenarë, avoketër të krimit që ke bashkuar një e nga një, në skrapin e partisë.