Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, duke theksuar se mbyll dosjet elektorale ku janë të përfshirë ministra, deputetë dhe vetë Edi Rama të kapur në blerje votash dhe nga ana tjetër sulmon opozitën.
‘Çdo ditë Zamani, ky mercenar tallet me cinizëm me shqiptarët, duke mbyllur dosjet elektorale dhe duke sulmuar opozitën’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Ndaj dhe me 11 korrik në sheshet dhe rrugët e Tiranës, do të jetë çdo shqiptar që i thotë votës së lirë, votë e lirë, që i thotë lirisë, liri, pa të cilën nuk ka dinjitet njerëzor.
Pa të cilën nuk ka dinjitet kombëtar, shpresë dhe të ardhme për qytetarin dhe vendin.
Në 11 korrik çdo shqiptar që i dhemb shpirti dhe zemra për zbrazjen e Shqipërisë, boshatisjen e këtij vendi sikur të ishte vend i mallkuar, ngrihet, përballet dhëmb për dhëmb me armiqtë e egër të saj.
Me 11 korrik çdo shqiptar që beson se nuk ka liri dhe dinjitet pa drejtësi të pavarur, se nuk ka liri dhe dinjitet me narkodrejtësi, me dumanër dhe zamanër, ngrihet për të përmbysur regjimin dhe rikthyer në Shqipëri, kushtetutën, ligjin dhe të drejtat e shqiptarëve.
Çdo ditë Zamani, ky mercenar me grupin e tij të strukturuar kriminal, tallet me cinizëm me shqiptarët.
Çdo ditë duke mbyllur dosjet elektorale, duke sulmuar opozitën, dëshmon se nuk është gjë tjetër veç se një mercenar i regjimit që meriton largimin e menjëhershëm, dhe ndëshkimin ligjor më të fuqishëm, për krimet që ka kryer.
Altin Zamani kjo vegël e verbër në duart e Edi Ramës ka shndërruar skrapin e partisë, në mburojën më kriminale, më të shëmtuar të megaaferave dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeveritarëve.