A është Marrëveshja e pensioneve me Italinë kompesim ndaj kampeve të emigrantëve?

Hënë, 08 July 2024 20:14
 

Nga Alba Kepi-SYRI TV

SYRI TV zbardh debatet e deputetëve italianë në punimet e Komisionit të Jashtëm. 

 

Nis me debat marrja nën shqyrtim në Komisionin e Çështjeve të Jashtme e Komunitare të Parlamentit italian të draft ligjit mbi njohjen e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë.

Ish-Kryetarja e Parlamentit italian e sot deputete e Partisë Demokratike e anëtare e këtij Komisioni, Laura Boldrini ka kërkuar ‘që qeveria të saktësojë cilat janë motivet që e kanë çuar të përshpjetojë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Në mungesë të këtyre sqarimeve, u shpreh ajo, është e arsyeshme të dyshohet se kjo marrëveshje është një kompensim që qeveria italiane po i jep Shqipërisë për bashkëpunimin e ofruar në menaxhimin e fluksit migrator’.

Ka mbërritur në Komisionin e jashtëm të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian projektligji mbi ratifikimin e ekzekutimin e marrëveshjes së pensioneve mes Italisë e Shqipërisë.

Pas ekzaminimit në Komisione, ky projekt ligj do t'i nënshtrohet votës së deputetëve e më pas do të ndjek të njëjtin rrugëtim në dhomën e Senatit.

Dokumenti i dorëzuar më 3 korrik 2024 në këtë Komision, përmban materiale të plota të vëna në dispozicion të parlamentarëve.

Image

I ndarë në 4 kapituj të mëdhenj ku përfshihen dispozita të përgjithshme, çështje legjislative, temat specifike e problematika tranzitore e konkluzione, dosjeri specifikon me 31 nene të gjitha skenarët e mundshme të aplikimit të kësaj marrëveshje.

Nenet 12, 13, 14 e 16 të Paktit, shqyrtojnë dispozitat financiare të marrëveshjes që përfshijnë lëvrimin e 10.7 milionë euro për vitit 2024, 12 milionë euro në 2025, 13.5 milionë euro më 2026. 13.1 milionë euro më 2027, 15.1 milionë më 2028, 17 milionë euro më 2029, 19.3 milionë euro më 2030. 21.3 milionë euro më 2031, 23.4 milionë euro 2032.

Gjatë mbledhjes në Komision parlamentar Deputeti i Fratelli D'Italia, Emanuele Loperfido e relator i kësaj marrëveshje ka deklaruar se ‘ky ratifikim vjen në kontekstin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike e tregtare mes dy vendeve, favorizuar nga pozicioni strategjik i afërsisë gjeografike me tregjet europiane e mbështetja që Italia i ka dhënë rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.’

Sipas dokumentacionit të siguruar nga SYRI TV, bashkë me transkriptimet e mbledhjes, citojmë se mosha për të fituar të drejtën e pensioneve është 67 vjec me të paktën 20 vite kontribute sociale bashkuar nga punësimi në dy vendet.

Ndërsa kush kërkon pension paraprak duhet të ketë moshën minimale 42 e 10 muaj për burrat e 41 e 10 muaj për gratë.

Shqiptarët që do të hyjnë në aplikimin e kësaj marrëveshje, do duhet të ruajnë rezidencën e tyre në Itali.

Në dispozicion të deputetëve italianë janë vënë të dhëna nga Banka Shqiptare që dokumentojnë se investimet italiane në Shqipëri janë 1.2 miliardë euro ndër 11.34 miliardë që janë përgjithësisht investimet e huaja e Italia është investitori i katër i huaj në Shqipëri pas Zvicrës me 1,89 miliardë euro, Vendet e Ulëta me 1,86 miliardë euro e Kanada me 1,45 miliardë euro.

Po ashtu informohet në bazë të Istat se deri më 1 janar 2023 janë 416.829 shqiptarë në Itali e 2.602 shtetas italianë në Shqipëri.

Marrëveshja parashikon sigurime shoqërore jo vetëm për sektorin e pensioneve por dhe për raste invaliditeti, mëmësie, sëmundje e mbijetese ndaj qytetarëve që kanë jetuar si në Shqipëri e Itali në kontrata punësime të bazuara në legjislacionin e dy vendeve.

Janë mbi 12 vite kur qeveria shqiptare premtoi se do realizonte këtë marrëveshje e me gjasa që rrugëtimi administrativ do kërkoj ende kohë.

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar ishte e pranishme dhe Nënsekretarja e Shtetit e Qeverisë Meloni, Maria Tripodi e cila deklaroi se ‘kjo marrëveshje synon të mbush një boshllëk juridik e të garantojë një mbrojtje të përshtatshme të të drejta ve të punonjësve shqiptarë në Itali e italianë në Shqipëri, e për këtë duhet të përkrahet nga të gjitha forcat politike të mazhorancës e opozitës.’

Komisioni i Çështjeve të Jashtme e Komunitare të Parlamentit italian vendosi që ky projekt ligj të kaloi për analizë dhe në komisionet e tjera.

Pas verifikimeve të SYRTI TV deri më datë 12 korrik 2024 nuk ka një kalendarizim të ri të shqyrtimit të këtij projektligji.

Marrëveshje mbi pensionet u nënshkruar më 6 shkurt 2024 në Romë mes Ministrit te Jashtëm shqiptar Igli Hasani e homologut italian Antonio Tajani.

Më 9 prill 2024 qeveria Meloni hartoi projekt ligjin për ratifikimin e ekzekutimin e kësaj marrëveshje e më 3 korrik është marrë në analizë të parë nga Komisioni i Çështjeve të Jashtme e Komunitare në Dhomën e Deputetëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...