Edi Rama sot e zgjodhi kandidat për bashkinë e Himarës, në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në këtë bashki, edhe pse në kundërshtim me çdo ligj.
Por Vangjel Tavo, i cili për disa muaj, deri më sot, ka mbajtur postin e prefektit të Vlorës, vetëm pak kohë më parë akuzonte Edi Ramën, se e blinte 500 euro votën në Gjirokastër.
‘Fenomeni nuk është për herë të parë. Ka ndodhur në Gjirokastër edhe në 2017.
Pse vlera 500 euro, pyet gazetarja? Edhe për vlerën, duhet ta dini se nuk përbën surprizë se e përafërt ka qenë edhe në 2017. Kur nuk janë para djerse janë kollaj për tu shpenzuar, me idenë se mund të rifitohen sërish me të njëjtat mënyra, pra me drogë dhe korrupsion’, në 31 marsin e vitit 2021, pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.