Çdo 1 orë largohen 6 shqiptarë! Jo më emigrim i përkohshëm, por përgjithmonë

Hënë, 08 July 2024 20:41
 

Çdo 1 orë nga Shqipëria po largohen 6 qytetarë…

Për një punë, pagë apo dhe jetesë më të mirë, shqiptarët zgjedhin gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi.

Bazuar në statistikat zyrtare kryesisht numrin e popullsisë, por dhe totalit të emigrantëve në 2023 rezulton se kanë ikur për emigrim 2.08% e popullsisë. Thënë ndryshe, bazuar në numrin e anëtarëve për familje, kjo shifër do të ishte e barabartë me 15 mijë e 625 familje të larguara tërësisht nga vendi. Ndërsa çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 137 individë.

“Nuk është vetëm emigracioni i të papunëve apo personave që nuk përballojnë jetesën por dhe atyre që duan të kenë kushte më të mira dhe më të sigurta jetese”, thotë Erka Caro, eksperte emigracioni.

Censi 2023 nxori në dukje se rreth 50 mijë shqiptarë largohen mesatarisht, shifra më e lartë e 8 viteve të fundit. Ndërsa rikthimet nga viti në vit janë përgjysmuar.

Jo më emigrantë sezonalë apo për një kohë të shkurtër disa vjeçare. Shqiptarët tani po lënë vendin bashkë me familjet me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe.

“Tani emigracioni është më familjarë dhe lidhja që mbetet pas është më e dobët, pasi familja më e ngushtë është larguar bashkë me të”, thekson ekspertja.

Ndërsa po largohet forca e punës dhe jo më ato grup-mosha që një dekadë më parë përfaqësonin prindërit tanë.

Ndonëse dikur një prej popullsive më të reja në botë, Shqipëria sipas sociologëve do të plaket me ritme të shpejta si pasojë e emigracionit.

“Procesi i largimit është i vazhdueshëm. Doemos do të sjellë një rënie të popullsisë dhe lindshmërisë në vend. Janë një kompleks faktorësh, por ata ekonomikë dhe politikë janë padiskutim të rëndësishëm”, thekson sociologu Gëzim Tushi.

Cila është strategjia që duhet të ndjek Shqipëria për zbutjen e këtij fenomeni.

“Kërkohet një strategji prej vërteti, e cila të ketë komponentët e stabilitetit politik, të zbutjes së kriminalitetit, të përmirësimit të tregut të punës, të shërbimeve sociale, dhe të rrjetit të shërbimeve për nënën dhe për familjen.”

Projeksionet e realizuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë popullsinë më të plakur në botë, ku 49% e banorëve do të jenë mbi moshën 65-vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...