Si po përpiqet PS ta “kthejë” në kampin socialist bashkinë Himarë

Hënë, 08 July 2024 20:43
 

Partia Socialiste zgjodhi Vangjel Tavon si kandidat për kryebashkiak të Himarës, ndërsa dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve u kontestua në gjykatë nga ish-kryetari i dënuar Fredi Beleri – një garë zgjedhore të cilën e ekspertët e shohin të lidhur me interesat e mëdha financiare dhe pronat në bregdet.

Partia Socialiste bëri zyrtare të hënën kandidatin e saj për bashkinë Himarë, prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, pasi presidenti shpalli zgjedhjet e pjesshme vendore më 4 gusht. 

Ishte kryesia e kësaj partie që vendosi për Tavon, një ish-deputet i Gjirokastrës, por emri i tij nuk ishte surprizë pasi kryeministri Edi Rama e lajmëroi gjatë një vizite në Himarë një javë më parë ku shpërndau personalisht certifikata pronësia për banorët e zonës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, e cilësoi Tavon një “kandidaturë përfaqësuese e këtij komuniteti”, gjatë deklaratës për mediat pas mbledhjes së kryesisë, duke iu referuar përkatësisë së tij etnike si minoritar grek.

Zgjedhjet e reja u shpallën nga presidenti Bajram Begaj brenda pak orëve pasi Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vendosi të premten ndërprerjen e mandatit të kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri 

Beleri, një kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor.

Ai nuk e ushtroi asnjë ditë detyrën e kryetarit dhe të hënën ai ka ankimuar dekretin e presidentit për zgjedhjet e pjesshme, me një kërkesë për pezullim drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me argumentin se është “në kundërshtim flagrant” me procedurat e Kodit Zgjedhor.

Gjatë kohës që Beleri priste verdiktin e drejtësisë drejtimi i kësaj bashkie ndryshoi disa herë me kryetarë të komanduar nga këshilli bashkiak i kontrolluar nga socialistët, ndërsa dy prej tyre Jorgo Goro dhe Vasil Bollano janë nën hetim për falsifikim apo abuzime me pronat.

Arrestimi i Belerit, pjesë e minoritetit grek në zonë, u bë shkak e përplasjeve politike mes Tiranës dhe Athinës duke çuar deri në kërcënime të shtetit fqinj se do të bllokonte bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Opozita nuk ka bërë zyrtare akoma një kandidat për këtë bashki, ndërsa Skerdian Dhuli, një aktivist i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ e cila kishte propozuar Belerin, i tha BIRN-it se kandidat pritet të shpallet djali i kryebashkiakut të dënuar, Petro Beleri.

Por, kryetari i kësaj partie Vangjel Dule, nuk e konfirmoi menjëherë kandidaturën e Petro Belerit. Ai i tha BIRN-it se po diskutohen kandidaturat dhe nuk donte “të paragjykonte vendimmarrjen”.

Edhe pse kandidatët e dy palëve pritet të jenë pjesë e minoritetit grek, ekspertët e politikës nuk e shohin këtë garë si çështje kombësie, por se cila forcë politike do të ketë në dorë menaxhimin e kësaj bashkie bregdetare, ku ka një lakmi për investime turistike, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, duke analizuar zgjedhjen e Tavos si kandidat, i tha BIRN-it se prejardhja etnike greke e tij është një tentativë e Ramës për të shuar konfliktin me Greqinë, por nga tjetër synimi kryesor është të ketë një njeri që të zbatojë kërkesat e tij për zhvillimin e turizmit.

Sipas tij, Himara është një nga zonat ku luhen interesa të mëdha ekonomike, investime të mëdha priten të bëhen dhe Rama “kërkon të ketë në pushtetin lokal një kryetar bashkie që thjesht të zbatojë shijet e tij personale për turizmin”.

“Në atë zonë luhen interesa të mëdha financiare dhe politike, sidomos në fushën e turizmit që Rama kërkon ta kthejë në markën e tij personale, pasi dihet që vitet e fundit investimet më të mëdha financiare janë në këtë fushë, sidomos në atë zonë, të cilat kryhen shpesh nga sipërmarrës që janë shumë afër me qeverinë”, theksoi Iljazaj.

Zgjedhjet e gushtit pritet të jenë konfliktuale pikërisht për shkakt të interesave financiare dhe konfliktit diplomatik me vendin fqinj.

“Çështjet e pronave, korrupsioni apo investimet, besoj do te jenë kryefjala e zgjedhjeve të 4 gushtit”, parashikoi Iljazaj, duke shtuar se “problemet me pronat në Himare marrin një vëmendje të veçantë pikërisht për vlerën e lartë që ato kanë dhe lidhjet që krijojnë midis pushtetit dhe klientëve të tij”.

Po, ashtu sipas tij, konflikti diplomatik me Greqinë pritet të vijojë edhe pse Rama ka zgjedhur një minoritar grek për të shuar mosmarrëveshjet.

“Fatkeqësia është se këto zgjedhje po kthehen në zgjedhje të interesave financiare, politike dhe diplomatike, dhe jo zgjedhje për hallet dhe problemet e qytetarëve të Himarës”, përfundon ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...