Falsifikimi/ Sekuestro “35 mln euro” tokë në Himarë, dyshime për oligarkë e gjyqtarë

Hënë, 08 July 2024 20:45
 

Nga Boldnews.al

 

Pas sekuestrimit të rreth 247 mijë metra katrorë tokë në Himarë nën dyshimet se janë përfituar me dokumenta të falsifikuara, sfida e prokurorit të Vlorës, Erion Shqarri tashmë është të zbulojë se cilët janë organizatorët e vërtetë dhe përfituesit fundor të një skeme që përllogaritet më së paku në vlerën 35 milionë euro.

Dyshimet për “përfituesit realë” shkojnë përtej dy përfituesve formalë, dy banorë të thjeshtë të zonës, Andon dhe Jani Koshi, të cilat kanë të regjistruar në emrin e tyre rreth 30 parcelave toke pranë detit, në atë që quhet Livadh, pak kilometra nga qendra e Himarës.

Në skemë dyshohet se janë përfshirë përfaqësues të administratës lokale në Himarë e Hipotekën e Vlorës, zyrtarë të sistemit të drejtësisë që janë marrë më herët me njohjen  dhe urdhërimin e regjistrimit të këtyre pronave, si edhe biznesmenë të fuqishëm që konsiderohen rëndom si “oligarkë”. 

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Vlorës për sekuestrimin e tokave në Livadh

Zona e Livadhit, ku gjenden tokat e sekuestruara, është kthyer në një zonë të lakmuar nga biznesi i turizmit, pasi më herët betoni i resorteve pushtoi thuajse plotësisht Dhërmiun dhe Himarën.

Në Livadh ka ende shumë hapësira toke të pashfrytëzuara, ndaj shumë energji dhe financime janë duke u drejtuar rreth saj, ku vlera e një metri katrorë tokë në treg të lirë përllogaritet nga 200-300 euro.

Ndaj, sekuestrimi i rreth 250 mijë metra katrorë tokë në zonë rreth dy javë më parë, duket se ka prishur ekuilibra të ndryshëm.

Boldnews.al” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore, të cilat dëshmojnë se procesi i falsifikimit është shtrirë në kohë dhe ka përfshirë një seri institucionesh.

Tokat në Livadh

Në 3 Mars 2020, ndërkohë që vendi po përgatitej të përballej me pasojat e pandemisë së rëndë Covid-19, Gjykata e Apelit të Vlorës mori një vendim, në të cilin detyronte Agjencisë e Trajtimit të pronave dhe Hipotekën e Vlorës, për të njohur dhe regjistruar 31 parcela, me sipërfaqe totale 247 mijë metra katrorë, në favor të Andon Joshi dhe Jani Joshi.

Ky proces gjykimi kishte nisur në vitin 2017, kur Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) refuzoi kërkesën e Andon Joshit për të njohur pronat e pretenduara si të trashëgimtarëve të tij.

ATP kishte kërkuar fillimisht nga Andon Joshi plotësimin e dokumentacionit. Ky i fundit rezulton se ka refuzuar të përgigjet dhe Agjencia e Pronave nuk e ka pranuar kërkesën e tij.

Pas këtij refuzimi, Andon Joshi, në cilësinë e përfaqësuesit të vetes dhe të Jani Joshit, e kundërshton vendimin e ATP-së në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Kjo e fundit, me vendim nr. 55, datë 3 mars 2020, pranon padinë e Andon dhe Jani Joshit.

Brenda tre muajve, Hipoteka e Vlorës, me kërkesën e avokatit të Andon Joshit, regjistron 31 parcelat.

Në foto: Pamje nga bregdeti i Livadhit, në Himarë

Pas regjistrimit, Andon Joshi nis procesin e “dhurimit” të disa parcelave. Ndërsa për një parcelë, ai dhe një person tjetër që ka pranuar dhuratën, nënshkruan kontratë sipërmarrje për investim ndërtimor me një shoqëri private, “Telha” shpk.

Pra, gjithçka dukej si një proces normal, ku trashëgimtarët e ish-pronarëve përfitojnë kthim në natyrë të pasurisë dhe më tej nisin tjetërsimin, nëpërmjet shitjes apo edhe dhurimit, sipas interesave dhe vlerësimit që bëhet nëpërmjeti tagrit të plotë të pronarit.

Por, ky rast, si edhe shumë të ngjashëm në zonën e Himarës, nuk ishte një proces normal. Të paktën, këtë bindje ka krijuar prokuroria e Vlorës.

Falsifikimi 

Në fillim të vitit 2021, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i përcjellë Prokurorisë së Vlorës një kallëzim për falsifikim dokumentash, të dorëzuar nga Serxhio dhe Theodhosh Joshi, kundër Andrea Joshi, Jani Joshi, Renato Banushaj e Vezir Gjikoka.

Një kallëzim i ngjashëm i përcillet Prokurorisë së Vlorës edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, si edhe nga Komisariati i Himarës. Të gjithë materialet u bashkuan në një.

Kallëzuesit pretendonin se Jani dhe Andon Koshi kishin përfituar parcelat në zonën e Livadhit, në Himarë, duke përdorur dokumenta të falsifikuara.

Në kuadër të këtyre hetimeve, prokurori i çështjes, Erion Shqarri, administroi aktet e përdorura në procesin civil në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku Andon e Jani Joshi ishin përcaktuar si pronarë të parcelave me sipërfaqe totale 247 mijë metra katrorë.

Siç rezultoi nga hetimi, vendimi i gjykatës së Apelit ishte mbështetur në një dokument arkivor të dorëzuar nga Andon Joshi. Dokumenti arkivor kishte ekstremitetet “F.694, Viti 1943, D.129, fl.88, Dëshmi Posedimore Koço Joshi”.

Ky dokument është paraqitur në procesin civil në Gjykatën e Apelit nëpërmjet “Vërtetimit i njësisë me origjinalin”, noterizuar në vitin 2018.

Po ashtu, në dosjen gjyqësore, gjendej i dorëzuar nga Andon Joshi edhe një dokument i Agjencisë së Trajtimit të Pronave i vitit 2005, me titull: “Kthim përgjigje për të dhëna pronësie shtetasit Ilia Joshi” (trashëgimlënësit të Andon Joshi, shën.red).

Në foto: Hetimi penal zbuloi dokumentat e falsifikuar

Nga hetimi i Prokurorisë së Vlorës rezultoi se të dy këto dokumenta, pra “Dëshmia Posedimore” i Arkivit të Shtetit dhe shkresa “kthim përgjigje, viti 2005 i Agjencisë së Trajtimit të Pronave”, ishin të falsifikuara.

Nga verifikimet rezultoi se “Dokumenti Posedimor për Ilia Joshi, viti 1943” nuk ekzistonte në Arkivin Qendror Shtetëror. Për më tepër, siç provoi hetimi, ky dokument i pretenduar si i Arkvit Qendror të Shtetit, nuk është përdorur nga Andon Joshi në aplikimin pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në vitin 2017.

Gjithashtu, edhe shkresa “kthim përgjigje për pronat e shtetasit Ilia Joshi”, e vitit 2005 e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Tiranë, rezultoi tërësisht e falsifikuar.

Nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se ekstremitetet e asaj shkrese, pra data, numri i protokollit e të tjerë, në fakt i përkisnin një praktike të iniciuar nga Kisha Ortodokse, pa asnjë lidhje me pronat në Himarë.

Mbështetur në këto argumenta të provuar me dokumenta, Prokuroria e Vlorës ka marrë të pandehur Andon Joshin, për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”, e kryer më shumë se njëherë.

Sekuestrimi 

Gjatë hetimit, prokurori i çështjes konstatoi se një pjesë e parcelave të përfituara nga Andon Joshi ishin tjetërsuar, kryesisht nëpërmjet dhurimit, veprime të kryera në të njëjtën ditë, në 20 qershor 2020.

Në foto: Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme

Kështu, Andon Joshi i dhuron pasurinë me nr.188 shtetasit Aleksandër Leka.

Më tej, Andon Joshi i dhuron pasuria me nr. 213 shtetasve Maksim Gjokutaj, Arlind Dervishi, Alban Maliqi dhe Elcen Muskaj. Më pas, kjo pasuri e paluajtshme i është dhuruar shtetasve Aldi Kapllani dhe Elona Ndrija.

Në vijim, Andon Joshi i dhuron pjesë të pasurisë së paluajtshme, të identifikuar me numrin 202, shtetasin Andrea Vangjeli. Më tej, Joshi dhe Vangjeli nënshkruajnë kontratë sipërmarrjeje për këtë pasuri me shoqërinë “Telha” shpk.

Bazuar në këto veprime, Prokuroria e Vlorës ka ngritur dyshimet se është kryer “pastrim i  produkteve të veprës penale”, pra falsifikimit.

Në këto kushte, prokurori Shqarri kërkoi nga Gjykata e Vlorës caktimin e masës së sekuestros preventive për të gjithë parcelat e regjistruara në favor të Andon dhe Jani Joshi, mbi bazën e vendimit të marsit 2020, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kërkesa e prokurorisë u pranua nga Gjykata, e cila miratoi sekuestrimin e 31 parcelave, me vlerë të përafërt 35 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...