Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se në 11 korrik është dita e betimit të atdhetarëve se do t’i japin verdiktin për gjenocidin ndaj shqiptarëve.
‘Dita e 11 korrikut është dita e besës së madhe mes shqiptarëve’, theksoi Berisha.
Berisha: Miqtë e mi, 11 korriku është dita e betimit të atdhetarëve shqiptarë se Edi Ramës do t’i japin verdiktin për gjenocidin ndaj shqiptarëve.
Për krimet e tmerrshme kundër njerëzimit që ka kryer ndaj shqiptarëve, duke lërë qindra e mijëra të sëmurë të vdesin nga Covidi në shtëpinë e tyre, si në asnjë vend tjetër të Europës.
Krime të shëmtuara me të sëmurët rëndë, duke lënë të sëmurët me neurplazira, vite pa ilaçe, vite pa aparatura.
Me soj-sorollopin e tij ministra, të pashpirt, makutër.
Dita e 11 korrikut është dita e besës së madhe mes shqiptarëve.
Shqiptarët lidhin besën.
Është ditë besëlidhje.
Është ditë fitoreje.
Është ditë në të cilën, Edi Rama që sot është në Uashington si turpi i Shqipërisë, si hajduti i Shqipërisë, si krimineli shqiptar, do të marrë përgjigjen që meriton.
Ndaj dhe thirrje vëllazërore, thirrje nga zemra, thirrje nga shpirti për çdo qytetar shqiptar kudo që ndodhet, në Shqipëri, emigracion, diasporë, kudo që është, Shqipëria të thërret, Tirana të pret.
Të gjithë në protestë. Të gjithë në fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!