''Partia e Lirisë mbështet çdo protestë kundër këtij narkoshteti që ka varfëruar vendin dhe ka shkatërruar shtresën e mesme''.
Kështu është shprehur në një prononcim për mediat nga Fieri, Kreu i Partisë, Ilir Meta, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë në krah të opozitës në 11 Korrik në protestën kombëtare
'Hapja e partisë është një prioritet tjetër i rëndësishëm' është shprehur Meta, si dhe njohja e 5 prioriteteve të rëndësishme të kësaj force politike, veçanërisht lufta kundër shpopullimit të vendit.
Këto deklarata, Meta i bëri nga Fieri në një takim me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Qarkun Fier, me fokus zbatimin e vendimeve të konventës historike të 27 prillit.