Ekspertja e financave, Brisida Shehaj, e ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për hetimet mbi skandalin 5D dhe sekuestrimin e hotelit të drejtorit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Shehaj shpjegoi se SPAK ka sekuestruar asetin, pra dy certifikata pronësie që janë bërë publike nga Belind Këlliçi 2 muaj më parë dhe është një aset që është blerë në emër të prindërve të Redi Mollës.
Ekspertja theksoi se ‘SPAK është shumë i vonuar sepse kallëzimi ka pasur brenda vetes detaje shumë të forta që lidhen me aktivitetin financiar të kompanisë, kallëzimi ka pasur brenda tij të renditura të gjitha procedurat tenderuese që ka pasur ky subjekt, kallëzimi ka pasur brenda tij lejet e ndërtimit që ka dhënë Erion Veliaj, brenda në kallëzim është kërkuar të hetohet edhe pronësia e tokave mbi të cilat janë ndërtuar këto leje’.
Shehaj: Sot SPAK ka sekuestruar asetin. Janë dy certifikata pronësie që janë bërë publike nga Belind Këlliçi 2 muaj më parë dhe është një aset që është blerë në emër të prindërve të Redi Mollës, është një aset që është zhvilluar është rikonstruktuar dhe tani është kthyer në një butiq-hotel.
Sipas informacioneve që kanë ardhur që në kohën e fushatës, bëhet fjalë për një godinë e cila ka dhe ndërtim pa leje brenda. Këtë nuk e pashë të hetuar ndoshta SPAK po zhvillon hetime të mëtejshme, por ajo që mund të themi që SPAK është shumë i vonuar.
Është shumë i vonuar sepse kallëzimi ka pasur brenda vetes detaje shumë të forta që lidhen me aktivitetin financiar të kompanisë, kallëzimi ka pasur brenda tij të renditura të gjitha procedurat tenderuese që ka pasur ky subjekt, kallëzimi ka pasur brenda tij lejet e ndërtimit që ka dhënë Erion Veliaj, brenda në kallëzim është kërkuar të hetohet edhe pronësia e tokave mbi të cilat janë ndërtuar këto leje.
Nga denoncimet që vinin gjatë fushatës, në terren edhe titujt e pronësisë së këtyre trojeve që janë marrë lejet kanë problematika.