Sekretari organizativ i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka postuar një video nga rrjetet sociale nga zona e Yzberishtit ku plehrat janë pa mbledhur.
Balliu u bën thirrje qytetarëve të kësaj zone më datën 11 Korrik ora 20:00 të bashkohen të gjithë në protestë tek Kryeministria kundër këtij pushteti që sipas tij, nuk gjen kohën as për të mbledhur plehrat.
Balliu: Të nderuar miq! Këtu jemi në zonën e Yzberishtit. Shikoni pak gjendjen katastrofike dhe dramatike të kësaj zone. Shikoni në çfarë situate të tmerrshme jetojnë banorët e kësaj zone , a thua se jemi në Kandahar. Këtu duket qartazi se makinat e plehrave nuk kanë ardhur prej kohësh dhe Erion Veliaj me të gjithë të korruptuarit e tij, kanë fytyrë të kërkojnë votën në këtë zonë.
I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj zone më datën 11 Korrik ora 20:00 të bashkohen të gjithë në protestë tek Kryeministria kundër këtij pushteti që nuk gjen kohën as për të mbledhur plehrat pavarësisht se paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin, paguajmë miliona euro për Eco Tirana dhe prap gjendja është kjo. Prandaj ju ftoj në datën 11 Korrik bashkë në protestë, të bashkuar në betejë.