Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, foli për protestën e nesërme të thirrur nga opozita, teksa shprehu besimin për një protestë madhështore.
‘’Prandaj them nëse këto arsye nuk janë të mjaftueshme për të protestuar do na duhet të pronojmë pjesën e propagandës që bëjnë mediat dhe sahanlëripërsit e qeverisë dhe ta trajtojnë veten si një popull që vuajnë nga sindroma e Stokholmit, që dashurojmë atë që na merr peng dhe dhunon, ose pastaj kemi një marrëdhënie sado-mazokiste me qeverinë, pra kthehemi te pëlqimi i dhunës’’, sqaroi Paloka.
Çdo protestë ka rëndësinë e saj por në momentin ku shqiptarët çdo ditë e më shumë po gjinden përballë realiteteve që cënojnë jetën e tyre, është një popull që mendoj se nësë ka një të tillë në kontitent çdo ditë, ai është populli shqiptar.
Pse? Sepse vidhen mashtrohen dhunohen edhe vriten nga kjo qeveri, siç ishte rasti i fundit që u bë publik tek onkologjiku dhe pas kësaj edhe poshtërohen nga një kryeministër, që nuk ka asgjë njerëzore në sjelljen dhe qëndrimin e tij.
Prandaj them nëse këto arsye nuk janë të mjaftueshme për të protestuar, do na duhet të pranojmë pjesën e propagandës që bëjnë mediat dhe sahan-lëripërsit e qeverisë dhe ta trajtojnë veten si një popull që vuajmë nga sindroma e Stocholmit, që dashurojmë atë që na merr peng dhe dhunon, ose pastaj kemi një marrëdhënie sado-mazokiste me qeverinë, pra kthehemi te pëlqimi i dhunës.