Plazhet tona i ka mbushur gjithmonë Tirana e Prishtina, prandaj janë bosh

E Enjte, 11 July 2024 09:41
 

Nga Ylli Manjani

Plazhet tona i ka mbushur gjithmonë Tirana. Pas Tiranës edhe Prishtina (dmth Kosova). 

Tirana dhe Prishtina i kanë mbushur plazhet. Mos kemi asnjë iluzion me turistë të huaj. Të kuptohemi, nuk them se nuk ka patur të huaj, por jo aq sa për të mbushur plazhet tumllas dhe gjatë gjithë verës. 

Plazhet tona i kanë mbushur shqiptarët. Pa diskutim që është kështu.

Nëse plazhet sot janë bosh, kjo do të thotë se shqiptarët kanë probleme serioze. Si shqiptarët që shërbejnë ashtu dhe ata që shumtët që konsumojnë, dukshëm kanë probleme.

Gjykoj se problemi themelor është pasiguria ekonomike. Garancitë kanë rënë.

Sigurisht që kanë rënë, kur çdo ditë ka lajme përgjimesh dhe skandalesh. Ku çdo ditë kërcasin pranga popullore, me qëllim që të kënaqen turmat. Çdo ditë dalin ligje që heqin të drejta që i kanë vendosur ligjet e mëparshme. Sot mund të jesh pronar, nesër gëdhihesh pa lekë për bukë!!!

Pasiguri dhe mungesë garancish totale!

Çmimet e larta kanë edhe ato rol, padyshim. Por mood-i dmth ndjesia kolektive e shpenzimit të parasë është rrudhur ndjeshëm nga pasiguria.

Nuk jam ekspert ekonomie dhe nuk kam sesi të nxjerr konkluzione për këtë situatë, por ndjesia që kam si shtetas, si konsumator kjo është.

Ashtu siç është fakt se plazhet tona i popullojnë bindshëm shqiptarët.

Ndaj them se plazhet që sot janë bosh tregojnë se shqiptarët nuk ja kanë terezinë të shpenzojnë më si më parë. Edhe ata të ekonomisë në të zezë, njësoj janë...

Masivisht dëgjojmë për pushime "smart" dhe për oferta alternative me ditë të caktuara. Nuk ka më një javë, ca më kew akoma 10 ditë, pushime në plazhet tona. 

Kush do ta lexojë realitetin, duhet thjesht të lërë të lirë sytë në ballë.

Përmirësimi i kësaj gjendje, nuk bëhet me thirrje publike, as me deklarata statistikash idiote që nuk thonë asgjë, por me reforma strukturore.

Më së pari shqiptari i sotëm ka nevojë për siguri e garanci ligjore dhe ekonomike.

Shqiptari është i lirë vetëm kur është i sigurtë dhe ka garanci.

Nejse, takohemi në weekend në plazh... Po në weekend ama.

Të dielën në darkë do jemi në betejën e trafikut rrugor për t'u kthyer në Tiranë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...