Protesta kombëtare e thirrur nga opozita mbrëmjen e sotme ka mobilizuar mijëra qytetarë edhe nga Qarku Korçë, të cilët do kundërshtojnë keqqeverisje, vjedhjen dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, si dhe do kërkojnë lirimin nga arresti të kryedemokratit Sali Berisha.
Sipas burimeve për SYRI-n, me qindra qytetarë janë nisur nga Korça, Bilishti, Pogradeci dhe Maliqi me makina private, për tu bashkuar me protestuesit përpara Kryeministrisë.