Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara kryeministrisë, nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj e cilësoi një protestë kundër çdo padrejtësie që qeveria ka bërë ndaj shqiptarëve.
Sipas Gjekmarkajt, protesta organizohet edhe për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha.
Për Gjerkmarkajn, lideri i së djathtës shqiptare po mbahet me një masë arresti, pa prova dhe fakte, me një proces që nisi me shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.