Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar ditën e sotem në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
Qytetarë të shumtë kanë folë për mikrofonin e Syri Tv me gazetaren Fjona Çela, ku kanë treguar arsyet pse janë në protestë.
Qytetarët kanë vënë theksin të varfëria, rritja e çmimeve, shkatërrimi i sistemit shëndetësir, sistemit arsimor dhe korrupsionit të qeverisë Rama.
“Sot në Shqipëri nuk e ndërton dot familjen. Të punosh ku të duash nuk e blen dot një shtëpi. Shëndetësia nuk i plotëson kushtet që të jetosh këtu. Korrupsioni është i pranishëm në çdo institucion. Unë jam i mendimit që duhet protestuar gjithmonë, ne ngrejmë zërin në rrjetet sociale apo kafene, por kjo është dita që zëri jonë të bashkohet dhe të protestojmë të gjithë bashkë ”, - u shpreh një qytetarë.