Me mijëra qytetarë kanë vërshuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në një protestë masive përpara kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Përmes thirrjeve për lirimin e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, qytetarët thonë se është koha që të protestohet, duke renditur 365 arsye se përse duhet larguar qeveria e inkriminuar e Ramës.
Regjisori Edmond Budina tha se është koha për të zhdukur kancerin e qeverisë Rama që po i merr frymën vendit.
‘Skandali i 5D që na merr 30 mln euro. Jo kësaj vjedhjeje, jo kësaj bande mafioze, jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona. S’është e thjeshtë të luftosh këtë pushtet, Rama s’e jep dorëhqejen, skandalet e tij vijojnë njëri pas tjetrit. Kanceri është fshehur në këtë godinë, duhet shkulur në qelizë që po i merr frymën vendit.
“Cfarë bën SPAK, drejtësia? Fut në burg cironka, peshkaqenët janë këtu duke vazhduar të vjedhin e pasurohen. SPAK hesht! Përkëdhel hajdutët dhe mban në burg liderin e opozitës’.