Berisha: Ne mbrëmë ia dolëm, që nga qindra mijëra, të bëhemi shumica numerike, shumica politike e shqiptarëve!

Premte, 12 July 2024 22:00
 

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se me protestën e mbrëmshme, demokratët dhe qytetarët e lirë treguar se janë shumica numerike dhe politike e shqiptarëve.

‘Ne mbrëmë ia dolëm, që nga qindra mijëra, të bëhemi shumica numerike, shumica politike e shqiptarëve!’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Lufta e tyre nuk u ndal. Arrestuan liderin e opozitës, pa prova, pa fakte, pa akuzë. Dhe ne u përgjigjëm me Rrugën e Shpresës.

Mbas 5 muajsh betejë në Parlamentin e Shqipërisë. Mbas 192 ditëve qëndrese të pandaluar në Rrugën e Shpresës. Nga ditët e acarta të dimrit, deri në ditët më përvëluese të verës. Mbas

16 protestash në Bashkinë e Tiranës.

Ne mbrëmë ia dolëm, që nga qindra mijëra, të bëhemi shumica numerike, shumica politike e shqiptarëve!

Ne mbrëmë ia dolëm të ndajmë një vijë të qartë midis shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, pa parti dhe rilindësave, kësaj fare të keqe të Edi Ramës.

Ne mbrëmë ia dolëm të lëmë pa gjumë Erion Veliajn. Me mesazhin tonë të qartë: Jep dorëheqjen se kemi forcën dhe legjitimitetin për të nxjerrë për zverku dhe për qafe prej zyre dhe të të varim në shtyllën e turpit të historisë.

Ne mbrëmë ia dolëm të lëmë pa gjumë, Edi Gonigalin. Me mesazhin tonë të qartë: Vendos qeverinë teknike, sepse shumica politike e Shqipërisë e kërkon këtë.

Të krahasosh foltoren e parë me protestën e djeshme, e kupton se sa shumë punë është bërë miqtë e mi.

Rezistenca e një grushti opozitarësh që si shqiptarë të vërtetë guxuan, qëndruan ndaj çdo kërcënimi për dinjitet, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira, sot është kthyer në një ortek të përmasave gjigante.

Por këto fjalë, nuk i thashë aspak për të mburrur qëndresën tonë.

Këto fjalë i thashë vetëm për të rikujtuar edhe një herë, që ky ortek nuk duhet kurrë të ngadalësojë vrullin. Sidomos tani!

Sepse ky ortek fitoi çdo betejë deri më sot. Demaskoi të vërtetën e narkoshtetit. Bashkoi demokratët. Shpëtoi opozitën e vërtetë. Shpëtuam flamurin e Partisë Demokratike.

Por sot ky ortek duhet të vazhdojë me po aq fuqi, drejt detyrës së fundit që na ka mbetur. Rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët, fitoren e opozitës!

Ndryshimin e pushtetit, rotacionin e vonuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...