Varfëria në Shqipëri/ Banka Botërore: Familjet mbahen nga paratë që u dërgojnë të afërmit emigrantë

Premte, 12 July 2024 20:43
 
 

Në Shqipëri, mesatarisht një familje mori 2 mijë euro në vit. Ky është konstatimi i një raporti të Bankës Botërore, për vitin 2023, mbi remitancat, duke pasqyruar në mënyrë të dukshme se sa të varfër jemi ne. Sipas hulumtimit 23% e familjeve, rreth 174 mijë familje shqiptare varen nga ekonomia që vjen nga jashtë, nga të afërmit e tyre emigrantë që jetojnë e punojnë , të cilat përbëjnë rreth 18% të të ardhurave të tyre totale dhe një fluks mesatar vjetor prej 2000 euro për familje. Raporti vëren se remitancat mund të kreditohen me një rënie prej 8 pikë përqindjeje të varfërisë, veçanërisht për familjet që varen vetëm nga remitancat, duke nënvizuar natyrën kritike të këtyre flukseve financiare për peizazhin social dhe ekonomik të Shqipërisë.

Në raportin e Bankës Botërorë theksohet gjithashtu se pavarësisht rëndësisë së tyre, tregu i remitancave në Shqipëri karakterizohet nga kosto të larta dhe joefikasitet të konsiderueshëm. 

‘Sipas bazës së të dhënave të Bankës Botërore për Çmimet e Remitancave në mbarë botën, kostoja mesatare e dërgimit të 200 dollarëve në Shqipëri është 8.7% në tremujorin e katërt 2023,  pothuajse tre herë më shumë se objektivi i Objektivit për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) prej 3%. Banka Botërore vlerëson se 37% e remitancave kryhen në para të gatshme, duke anashkaluar kanalet formale’, thuhet në raport.

Për më tepër, nivelet e ulëta të edukimit financiar paraqesin barriera shtesë për dërguesit dhe marrësit e remitancave. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth gjysma e shqiptarëve mund të konsiderohen të arsimuar financiarisht, ndërsa mesatarja globale është 63 për qind.

‘Kjo mungesë është evidente në nivelet e ulëta të përfshirjes financiare dhe njohjes së produkteve financiare në vend. Gjithashtu, mirëqenia financiare në Shqipëri vlerësohet në një nivel të ulët 7.7 nga 22, me pasigurinë financiare që prek më shumë gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, më pak të arsimuarit, të papunët dhe individët me të ardhura të ulëta’, thekson raporti i Bankës Botërore.

Për Bankën Botërore madje remitancat janë 2-fish më të larta nga sa Banka e Shqipërisë raporton. Vitin e shkuar u dërguan nga emigrantët gjithësej 1.9 miliardë euro, thekson Banka Botërore. Shifra është 971 milionë euro ose 104.5 për qind më e lartë nga ajo që Banka e Shqipërisë deklaron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...