Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut pas më shumë se gjashtë muaj dënimi politik me ‘arrest shtëpie’, dhënë nga gjykatat e dirigjuara nga kryeministri Edi Rama.
Me anë të një kërkesë padie, avokatët e liderit të opozitës, i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, i cili është një vendim i pabazuar në ligj.
Në kërkesë padinë e depozituar, Berisha i ka renditur gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që ligjore që bëri në Shqipëri, me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta lejuar të shkonte në parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes i shkelën këto të drejtat, jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë.
Si fakt për të mbështetur këtë pretendim, Berisha përmend në kërkesë padi edhe Gjykatën e Lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.