‘Lufta’ e SPAK ndaj Berishës/ Gjokutaj: Skenar mafioz me bekimin e Soros, nëse do hetohej Rama-Veliaj, do ishim në BE

Saturday, 13 July 2024 09:49
 

Për avokatin e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Genci Gjokutaj, SPAK po përdor ‘gjuetinë e shtrigave’, duke hetuar dhe arrestuar liderët e opozitës, ndërsa në anën tjetër mbyll sytë përpara korrupsionit të qeverisë në pushtet.

Sipas Gjokutajt, ‘lufta’ e SPAK ndaj opozitës, është pjesë e një skenari mafioz antishqiptar, i investuar ndërvite nën kujdesin atëror te famëkeqit George Sorros. 

Përmes një postimi në rrjetin social, facebok, Genci Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës, u kujton prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të ‘Antikorrupsionit’, së nëse do të kishin hetuar Ramën dhe Veliajn, Shqipëria do të ishte me kohë në BE.

MESAZHI I PLOTË

“Lufta” e SPAK kunder korrupsionit duke hetuar dhe arrestuar Lideret e Opozitës dhe duke perkedhelur Lideret e korrupsionit Qeveritar dhe atij Rilindas eshte pjese e nje skenari mafioz antishqiptar i investuar ne vite nen kujdesin atëror te famëkeqit George Sorros!

Zonja/ Zoterinj Prokurorë dhe afermendsh Zonja/ Zoterinj Gjyqtare te “antikorrupsionit”!

Vendimmarrja juaj eshte ne te vertete korrupsioni real per shkak te kapjes nga ata qe ligji i ve ne banken e te akuzuarve! Sepse nje qendrim ndryshe nga ju ndaj te korruptuarve ne pushtet do te kish ndryshuar shume gjera per Shqiperine dhe Shqiptaret!

Nje qendrim ndryshe i juaji ndaj korrupsionit ne pushtet do te na kish anetaresuar ne BE madje do te kish ndihmuar edhe Kosoven martire!

Sepse paguheni per ta luftuar korrupsionin dhe jo per ta mbrojtur apo goditur ate me autorizim te Rames dhe Veliajt te paret me dosje ne tavolinat tuaja!

Kete skeme tuajen si grup i strukturuar antiligjor e kane kuptuar shqiptaret te cilët mbreme vershuan ne 40 grade ne mes te korrikut duke protestuar! Korrupsioni sot ka emer dhe mbiemer! Ashtu si ligji eshte i qarte ne lidhje me te!

Atehere çfare prisni? Veproni shpejt!

Nese jo ligji do te vendoset nga Populli! Por mos harroni se vendimet e Tij nuk mund te ankimohen!

Ndaj nxitoni qe te keni mundesine te shpetoni!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...