Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në parlament, i tha këtij të fundit, se Edi Rama, përmes një shtetasit funksionar publik i ka kërkuar kreut të SPAK, që të mbyll dosjen ‘Xibraka’.
Pyetja e Gazment Bardhit për Altin Dumanin:
Rezulton se Kryeministri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik të ka përcjellë një mesazh duke kërkuar që ‘Çështja Xibraka’, të ‘mbyllet pak shpejt’. Duke vlerësuar integritetin e Drejtuesit të SPAK, dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë, mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues i Prokurorisë që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikoje në punën tuaj?
Përgjigja e Altin Dumanit për Gazment Bardhin:
Lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin apo kuvendin, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Institucionale kur patjetër kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojë, dhe procedurale kur ndonjëri prej tyre ka nevojë të thirret në cilësinë e deklaruarit, personit që po bëhen hetime, apo në cilësinë e të pandehurit.
Nuk marr dhe përcjell asnjë lloj mesazhi. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime me të gjithë pa përjashtim.