Thagma e Dumanit në Parlament, e quan vjedhjen e Ramës e Veliajt te inceneratorët, vjedhje intelektuale të vështirë për t'u zbardhur

Hënë, 15 July 2024 15:01
 

Raportimi i sotëm i kreut të SPAK në Parlament i ngjau raportimit të një ministri mediokër të qeverisë Rama.

Me kërkesën e përheshme ndaj Ramës për t’i gjetur punë pas mbarimit të mandatit, heshtjes për pyetjet e deputetëve të opozitës me justifikimin se çështjet janë nën hetim, drejtimit të deputetëve socialist në emër, gjë që tregon konfidencialitet e afërsi me ta dhe deputetëve të opozitës u drejtohej përgjithësisht me, ‘zoti ose zonja deputet’, Altin Dumani ka lëshuar një perlë të denjë për ministra të Rilindjes sot në parlament teksa i ka quajtur Rilindasit si ‘hajdutë intelektualë’, dhe krimet e tyre,’krime intelektuale korrupsioni’. 

Pyetjeve të kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, Dumani i është përgjigjur se, “Krimet e korrupsionit janë krime intelektuale dhe prandaj janë të vështira për të gjetur provat nga prokurorët”.

Pra, sipas Dumanit, Edi Rama dhe Erion Veliaj, përveçse hajdutë, janë edhe intelektualë të sofistikuar dhe kanë fshehur provat.

Kur Bardhi e ka pyetur se, “Kaq e vështirë qenka kjo aferë kur dihet se në Tiranë nuk ka fare incenerator…?”

Dumani u justifikua duke u dridhur se ai nuk ndërhyn dot në kompetencat e prokurorëve të veçantë, se ai ka bërë maksimumin duke lëshuar dy udhëzime, por pranoi se ka vonesa dhe këtu përdori termin e krimit intelektual, që është vështirë për t’u hetuar.

Të vjedhësh miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, të favorizosh një kompani që nuk ekziston me pikë bonus, të firmosësh si Erion Veliaj vetë, duke i marrë kompetencat Këshillit Bashkiak, apo të nënshkruash 17 procedura brenda një dite, fap-fap-fap si Edi Rama qenka vjedhje intelektuale dhe e vështirë për t’u zbardhur.

Këtë bëri kur duhej të fliste për krimet zgjedhore të 2021-shit, kur u pyet për agjentin rumun Koldea të lidhur me kartelin e Sinaloas, që ishte angazhuar nga Edi Rama si këshilltar, apo nëse i ka ndërhyrë kryeministri për të mbyllur hetimin për dosjen Xibraka.

Kushdo që ka parë senacën kur raportoi Altin Dumani, e ka patur shumë të vështirë ta dallojë atë nga një ministër i Rilindjes si për nga përmbajtja ashtu edhe nga thagmat që ka lëshuar, sidomos kjo e “krimit të korrupsionit intelektual” të Ramës e Veliajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...