Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se sistemi i drejtësisë në vendin tonë është ngritur në shërbim të partisë në pushtet.
Berisha ka theksuar se mbështetja që ndërkombëtarët i bëjnë këtij sistemi është mbrojtje që i bëni ju njërit prej atentateve më të mëdha në historinë e një vendi ndaj shtetit ligjor që u bë me reformën e drejtësisë.
Fjala:
Të nderuar partnerë ndërkombëtarë, mbështetja që i bëni ju këtij sistemi është mbrojtje që i bëni ju njërit prej atentateve më të mëdha në historinë e një vendi ndaj shtetit ligjor që u bë me reformën e drejtësisë.
Ju përfaqësoni vendet e lira, vende për të cilat ne kemi respekt të madh.
Por na thoni pak, në cilin vend të planetit qytetari duhet të presë 14.6 vite për një vendim drejtësie?
Pse mbroni veprën tuaj të shëmtuar? Pse mbroni Edi Ramën që la qytetarët e vet pa drejtësi?
Çfarë mendoni ju, se Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend ekstraplanetar, që mund t’u servirni si të doni?
Ky është një krim ndaj demokracisë shqiptare, i kryer nga Edi Rama, Xhorxh Soros, por edhe përfaqësues të tjerë.