‘Zbaton verbërisht urdhrat e Ramës’/ Berisha: Drejtësia e re, rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për rajonin dhe Europën

Hënë, 15 July 2024 22:01
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se drejtësia e re është një rrezik jo vetëm për shqiptarët por edhe rajonin dhe Europën, pasi zbaton urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

‘Drejtësia e re është rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për rajonin dhe Europën, sepse zbaton verbërisht urdhrat e Ramës’, theksoi Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Zotërinj, përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë, para se të mbroni këtë mercenar, shtrojini vetes pyetjen, a mund të rritet 83 herë çmimi i sterilizimeve? A mund të përjashtohen çdo vit mbi 1 mijë të sëmurë nga operacionet, sepse spitalet nuk paguajnë dot?

Mos investoni nëse nuk jeni të implikuar.

Nëse nuk keni deklarata të shitura apo të blera, aty ku nuk duhet investuar.

Populli shqiptar kaloi një periudhë dramatike të historisë së tij, braktis këtë vend si në asnjë pushtim tjetër në histori.

Mos mbroni pushtuesin më të keq të shqiptarëve sepse komprometoni veten.

Mos harroni McGonigalin.

Mos harroni ambasadorë të tjerë si Alistair King-Smith etj.

Mos harroni ata që në kulmin e drogës dhe të kanabizimit, përgëzonin Saimir Tahirin për rezultate të shkëlqyera në luftën kundër kanabizimit dhe e dërgonin me Edi Ramën në Shtëpinë e Bardhë.

Shqiptarët kalojnë kohëra dramatike, por prapë janë komb i vjetër, janë komb që dinë t’i kapërcejnë vështirësitë, janë komb që dinë të fitojnë dhe do të fitojnë.

Do fitojnë sepse çdo ditë e më shumë ata binden të marrin fatin në duart e tyre.

Të marrin fatin e vendit të tyre në duart e tyre.

Sot pra i bënë autopsinë, deputetët e PD, kufomës së kalbur të drejtësisë së re, që kundërmon në Shqipëri dhe botë.

Që është rrezik jo vetëm për shqiptarët, por rrezik për rajonin dhe Europën, sepse zbaton verbërisht urdhrat e Edi Ramës.

A e dëgjuat o miq, se si tha, në janar do merrem me krimin elektoral.

Gënjeshtar i pafytyrë, njeri pa dinjitet.

Në janar do merret se i skadon mandati. Kërkon t’ia dyfishojnë.

Prandaj dhe shpresa e vetme jeni ju.

Shpresa e fundit jeni ju.

Edhe njëherë, betejë, betejë dhe vetëm betejë.

Rrofshi ju, fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...