Dumani, si Balla: Portet shqiptare, të pastra nga droga

Tuesday, 16 July 2024 13:27
 

Kreu i SPAK-ut, gjatë raportimit të djeshëm në Parlament u përpoq të minimizojë trafikun e kokainës, dërkohë që të gjitha raportet ndërkombëtare e cilësojnë Shqipërinë si portë hyrëse nga Amerika Latine.

Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, u rrek të thotë se portet shqiptare tashmë janë të pastra nga trafiku i kokainës me origjinë nga Amerika Latine.

“Portet e preferuara nuk janë ato shqiptare, janë ato të Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Italisë tashme dhe porteve e vendeve nordike. Grupet kriminale shqiptare synojnë direkt transportimin nga vendet e Amerikës Latine në portet evropiane, atje ku është edhe konsumi  i madh i kokainës”, deklaroi ai gjatë raportimit në Parlament, ditën e djeshme në Parlament.

Këtë deklaratë të fortë të Dumanit, nuk kanë guxuar ta thonë as kryeministri Edi Rama apo ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Mbi të gjitha, deklaratat e shefit të SPAK-ut nuk përputhen askund me raportet e rëndësishme ndërkombëtare, të cilat vijojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si një vend tranzit të drogave të forta nga Amerika Latine drejt Europës Perëndimore.

Image

Në raportin për vitin 2023 të Zyrës së Drogave të Kombeve të Bashkuara, UNDOC, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet kryesorë të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Edhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Drogën, Tod Robinson, gjatë intervistës për një televizion shqiptar në mars të këtij viti, të publikuar edhe në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ri-konfirmoi të dhënat e Raportit të Zyrës OKB-së.

Image

I pyetur nëse Shqipëria konsiderohet si një nga portat hyrëse kryesore të kokainës në Europë, Robinson u përgjigj shkurt dhe prerë: “PO!”

Në vitet e fundit, Zyra Amerikane kundër Drogës, DEA, ka krijuar një zyrë të posaçme në vendin tonë.

Image

Në një njoftim jo shumë të zakontë, Ambasada Amerikane ftoi qytetarët shqiptarë që, nëse kanë informacione për trafikun e drogës, të njoftojnë drejtëpërdrejtë zyrën e DEA-s në Shqipëri.

Kjo lëvizje u konsiderua si një mungesë besimi e autoriteteve amerikane ndaj atyre shqiptare, megjithëse të dyja palët e mohuan diçka të tillë zyrtarisht.

Image

Pikërisht, në këtë klimë shumë të ngarkuar me informacione për trafikun e kokainës përmes Shqipërisë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, strukturës që ka për detyrë hetimin e grupeve kriminale, deklaron publikisht se portet shqiptare nuk kanë problem me kokainën.

Siç duket, fakti që policia shqiptare nuk ka zbuluar së fundmi ngarkesa me kokainë në portet shqiptare, ka mjaftuar për Dumanin të bindet se problemi nuk ekziston.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...