Berisha: Opozita i bëri autopsi Dumanit dhe 'Skapit' të partisë së krimit dje në Kuvend

Tuesday, 16 July 2024 18:00
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat, ka analizuar seancën e djeshme të parlamentit, ku Altin Dumani ka raportuar për punën e SPAK.

Gjatë deklaratës, Berisha theksoi se dje, opozita i bëri autopsinë Dumanit dhe ‘Skapit’ të partisë së krimit në pushtet.

DEKLARATA E PARTISE DEMOKRATIKE

Partia e Krimit duartrokiti dje heroin e saj Altin Dumani në parlament.

Dje pas një seanca maratonë në të cilën deputetët e opozitës i bënë autopsinë Skrapit të Partisë dhe Dumanit - kreut te tij - me pyetje gozhduese dhe fakte, argumente dhe dokumente të pakundërshtueshme, qytetarët shqiptar panë tek ai një militant të verbër, një mashtrues Grotesk, pa dinjitet, një hakmarrës primitiv, një peng të krimeve të tij që i mirrej fryma dhe i ikte fytyra e fliste si në kafaz.

Me gjithë këto, ai u largua nga salla shpërblyer me duartrokitje frenetike nga pseudomazhoranca e krimit.

Më të drejtë mund të shtrohet pyetja, pse ajo duartrokitje në fund të seancës për Dumanin heroin e tyre.

Shkaqet e kësaj duartrokitje janë.

1- Amnistimi nga Dumani si armik i egër opozitës, dhe votës së lirë të shqiptarëve i krimit elektoral të qeveritarëve, zyrtarëve qendror dhe lokal të Partisë së krimit Edi Ramës, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Ulusi Manjës, Damian Gjiknurit, Pandeli Majkos, Bajrave, Troplinve, Rrajave, Ndokve, Avdylve, Çelëve, etj., etje.

Kjo amnisti është një krim monstruoz kundër votës së lirë dhe opozitës, është licencë për Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij për grabitjen e zgjedhjeve. Për çdo njeri që ndjen veten opozitar, Altin Dumani puthador i pushtetit, është armiku i votës tyre, lirisë së tyre.

2- Dumani u duartrokit nga deputet e Krimit sepse ai, si asnjë institucion akuze në asnjë vend në Europë përveç Rusisë së Putinit, ka vendosur në arrest politik pa asnjë provë, fakt apo dokument, pra me urdhër politik kryetarin e partisë më të madhe opozitare për të mbrojtur pushtetin e krimit të Edi Ramës dhe vetëm e vetëm, Sali Berisha ka denoncuar me fakte dhe dokumente çdo ditë vjedhjen, korrupsioni e Edi Ramës, familjarëve, qeveritarëve të tij.

Vetëm e vetëm se ai ka denoncuar korrupsionin e Vllahutinëve, Mc Gonigalëve, King Smithëve dhe Kimve të tjerë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit të tij.

Altin mercenari u duartrokit dje sepse ai ka vendosur në ndjekje penale dhe persekutim pa asnjë bazë ligjore kryetarët e dy partive të tjera parlamentare, opozitar dhe të zgjedhur lokal të opozitës.

Me këto akte antikushtetuese dhe antiligjore, Altin Dumani dëshmon veten dhe institucionin që drejton, si një organizatë kriminale politike në shërbim të verbër të narkoshtetit dhe Edi Rames dhe armik i egër opozitës, kushtetutes, ligjit dhe demokracisë.

3-Deputët e Krimit e duartrokitën dje Dumanin si herojnë e amnistimit të krimeve vjedhjeve monstruoze të Edi Ramës, familjarëve, ministrave dhe zyrtarëve të tij të Partisë. Ai është autori i amnistisë së krerëve të vjedhjes se shekullit të djegësave, Edi Rama, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi, etj., i amnistisë së vjedhjes së dytë më të madhe të shekullit me PPP e shëndtesisë nga Rama dhe Beqja.

I amnistisë së aferës McGonigal të korrupsionit ndërkombetar të Edi Ramës.

4-Dumani është monstra e aministisë së shumfishtë të Erion Veliajt për djegësin e Tiranës, pyllin orbital me 1 milion pemë imagjinare dhe ‘5D’ ‘Echo Tiranën’ etj., etj.

5- Dumani u duartrokit dje nga deputetet e krimit sepse ai ka amnistuar Taulant Ballën për dosjet e tij që e implikojnë sipas dokumenteve zyrtare në akuza direkt në vrasje, trafiqe droge, krime elektorale, vjedhje në tendera me banditë, përdorim të telefonit të koduar etj., etj. Ai ka amnistuar Fatmir Xhafën i cili në çdo ligj të botës është subjekt i ligjit antimafia. Belinda Ballukun e rrugëve 10-15 herë më të shtrenjta se në Europe, famozen mafioze Xhaçkën etj., etj., etj., që kanë dhjetëra e dhjetëra dosje krimesh dhe vjedhjesh.

6-Dumani u duartrokit dje sepse ai përçmon dhe poshtëron shqiptarët. Ai vendos arrestin e Ilir Beqajt për vjedhjen e 120 mijë eurove të donatorëve të huaj, por e amniston atë për aferat e sterilizimit, laboratorëve, check up, qindra milion euro të vjedhura, vetëm e vetëm se aty vidhet me Edi Ramën.

7-Dumani u duartrokit nga deputetet e krimit dje sepse ai është autori i amnistisë së dyfishtë të Olsi Xibrakës si drejtues kryesor i grupit të strukturuar kriminal shqiptaro-kolumbian të Xibrakës dhe si bashkëpuntor mbrojtës i Amant Josifit që vodhi 2 miliardë euro me bitcoin, qytetarëve europian.

8-Deputetët e krimit duartrokitën dje Dumanin sepse ai është autori me skandaloz në Europë dhe në botë i kallp mandateve apo mandat arresteve për statistike dhe pazare. Kështu nga 72 mandate arresti të lëshuara në 3 muaj, përveç atyre që kanë qenë në burg para lëshimit të tyre, janë arrestuar gjithsej 6 vetë. Të gjithë të tjerët u njoftuan për të kaluar në vakanca të gjata jashtë vendit me paratë e drogës dhe të vjedhura nga qytetarët shqiptar.

9-Deputetët krimit duartrokiten dje në parlament heroin e tyre sepse në kohën e kulmeve të korrupsionit në vitet 2022-2023 janë dënuar për këtë vepër penale nga skrapi i partisë i drejtuar nga Dumani, gjithsej 190 zyrtar kundrejt 630 zyrtarëve që sipas raporteve të Departamentit të Shtetit janë dënuar për këtë vepër penale në vitet 2008-2009 nga Task Forca e antikorrupsionit që kryesohej po nga Altin Dumani, por para metamorfozës së tij në një peng të krimit.

Këto ishin disa nga arsyet kryesore që Altin Dumani mori dje duartrokitje frenetike nga deputetët peng të krimit pas autopsisë që i bënë dje atij dhe skrapit, deputetët e opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...