U binjakëzua me Erion Veliajn/ Vihet nën hetim kryetari i bashkisë së Venezias

Tuesday, 16 July 2024 18:03
 

Kryetari i Bashkisë së Venezias, Luigi Brugnaro, është vënë në hetim nga autoritetet italiane, si dhe janë arrestuar  administratorë e funksionarë publikë si dhe sipërmarrës.

Në urdhër arrestimi më burg është vënë Këshilltari Bashkiak për Transportin Renato Boraso si dhe një sipërmarrës ndërtimi, në urdhër arresti shtëpiak janë vënë disa drejtues komunalë të sektorit të transportit publik, raporton gazetarja Alba Kepi për Syri. 

Gjithsej janë 18 persona të tjerë janë renditur në regjistrin hetimor mes të cilëve dhe kryebashkiaku i Venezias, shefi i kabinetit të tij, zëvendës drejtori i kabinetit të kryebashkiakut, Drejtori i prokurimeve publike e funksionarë publikë.

Akuza është korrupsion në dëm të administratës publike në garat e tenderave komunale.

Ngjarja lidhet me aferën e përpjekes për shitje të një zone të Venezias, pozicionuar në lagunën e Venezias e në pronësi të kryebashkiakut Luigi Brugnaro, nga sipëmarrësi singaporian Chiat Këong Ching.

Kjo zonë e njohur me emrin "Pili", është blerë nga kryebashkiaku më vitin 2016, kur nuk ishte Kryetar Bashkie, por gjatë marrjes së drejtimit të Venezias, ky territor është përfshirë në planin e ri urban të qytetit për t'u shndërruar në një terminal mallrash transporti si dhe për ndërtimin e Pallatit të ri të Sportit.

Pra vlera e kësaj zone  është rritur ekstremisht gjatë qeverisjes së kryetarit të Bashkisë njëherësh dhe pronar i saj.

Në hetimin e Financës Italiane është vënë dhe kompania që menaxhon pronat e  familjes së Luigi Brugnaro.

Kryeprokurori i Venezias Bruno Cherchi, gjatë konferencës për shtyp deklaroi se vënia në regjistrin e personave të hetuar kryetarit të Bashkisë së Venezias është bërë për të verifikuar korrektësinë e menaxhimit të besueshmërisë që ai ka dhënë ndaj bashkëpunëtorëve të tij. Pra regjistrimi në listën e personave të hetuar është bërë për të garantuar drejtësi ndaj tij.

Hetimi ka përfshirë dhe sektorin e transportit publik të Venezias e kompanitë që e menaxhojnë.

Në arrest me burg për është vënë këshilltari për Transportin Renato Boraso me profesion konsulent financiar e i akuzuar për korrupsion.

Në kuadër të këtij hetimi është vënë dhe shitja e Pallatit historik të Venezias Palazzo Papadopoli i shëndërruar në një hotel luksoz dhe i pozicionuar përballë Kanalit të Madh të këtij qyteti.

Në maj të 2024 Kryetari i Bashkisë së Venezias Luigi Brugnaro nënshkroi me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, binjakëzimin e Adriatikut.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...