Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por po e tejkalon atë në zbatim disa herë

E mërkurë, 17 July 2024 00:17
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar regjimin e Edi Ramës se po zbaton pikë për pikë platformën e Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.

‘Regjimi po zbaton pikë për pikë platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por po e tejkalon atë në zbatim disa herë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari që frymëzoni me guximin, me qëndresën tuaj çdo qytetar të lirë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim i faktuar tashmë si pushtimi më i pamëshirë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Si regjimi që po zbraz në mënyrë më të frikshme, më të pamëshirë Shqipërinë nga shqiptarët.

Regjimi që po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por që e po e tejkalon atë në zbatim disa herë.

Të dashur miq, çdo orë, çdo ditë, çdo javë në qoftë se denoncojmë zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë, ne denoncojmë një gjenocid më masivin të ushtruar ndonjëherë ndaj kombit shqiptar në shekuj dhe mijëvjeçarë.

Ne denoncojmë gjenocidin që narkoshteti i Edi Ramës kryen duke krijuar kushte të llogaritshme për largimin nga Shqipëria të shqiptarëve, në 8 vite rreth 40 përqind të popullsisë së vendit.

Në këtë kontekst, ne nuk heshtim dhe kurrë nuk do reshtim së luftuari për ndryshimin e kësaj gjendje.

Për çlirimin e shqiptarëve nga ky regjim.

Për çlirimin e shqiptarëve nga kjo katastrofë ekzistenciale që zhvillohet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe vit mbi qenien e tyre.

Dhe që mbulohet nga një propagandë e tmerrshme që u servir shqiptarëve dështimet më të mëdha për suksese.

Që u mbulon shqiptarëve vjedhjet që tejkalojnë çdo lloj limiti.

Që u mbulon shqiptarëve lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Që u mbulon shqiptarëve grabitjen, plaçkitjen e votës dhe kontrollin e vullnetit të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...