Kandidati republikan: Atentati ndaj Trump, moment kritik! JD Vance e ardhmja e partisë dhe vendit

E mërkurë, 17 July 2024 00:18
 

I ftuar në SYRI TV më Armela Ferkon, kandidati republikan për Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Tennessee, Jason Emert ka folur për situatën politike në ShBA pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, Konventën Republikane, si dhe emërimin e kandidatit për zëvendëspresident JD Vance.

Kandidati republikan, Jason Emert theksoi se ‘kjo javë ka qënë vërtetë stresuese pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump dhe besoj se të gjithë u lehtësuam se ai nuk pësoi gjë’. 

Duke u ndalur te mbajtja e Konventës Republikane ditën e djeshme, Emert u shpreh se ‘të gjithë ishin në ankth nëse presidenti Trump do të vinte dhe ai erdhi’.

Për sa i përket zgjedhjes së kandidatit për zëvendëspresident në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Jason Emert tha se JD Vance është  39 vjeç dhe ai përfaqëson të ardhmen e Partisë Republikane dhe të vendit.

‘Presidenti Trump po mendon edhe për të ardhmen dhe ai e kupton se i mbetet vetëm një mandat dhe i duhet një person i përkushtuar për agjendën që do të ndjekë ai në tetë vjeçarin e ardhshëm’, u shpreh Emert.

Intervista në studio:

Jason Emert: Pikë së pari ju falënderoi për ftesën. Kjo javë ka qënë vërtetë stresuese pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump dhe besoj se të gjithë u lehtësuam se ai nuk pësoi gjë edhe pse me siguri e dini se një prej pjesëmarrësve në atë miting humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Lutjet tona janë për familjet e tyre në këto kohë të vështira.

Të gjithë ishin në ankth nëse presidenti Trump do të vinte në Konventë dhe ai erdhi dhe ishte një ditë e veçantë ku ai prezantoi edhe zëvendëspresidentin si kandidatin tjetër garues dhe e gjithë atmosfera ishte e mirëorganizuar dje.

Ferko: Atentati, si e keni parë këtë gjë, republikanët në tërësi dhe ju personalisht. Ka pasur një përpjekje nga të majtët për ta paraqitur këtë ngjarje si një shkak-pasojë e gjuhës së ashpër politike në ShBA. Ne po mësojmë që ka më shumë detaje dhe flitet se ka dyshime për një krim më të organizuar se sa u shfaq fillimisht.

Jason Emert: Nuk e di se sa do të sqarohet më tej fusha e hetimit por ne nuk duam që kjo të kthehet në normë në politikën amerikane. Kushdo që mund të bëhet shënjestër demokratët apo republikanët ne nuk mund të lejojmë që mosmarrëveshjet tona të shkojnë drejt dhunës. Të gjitha palët po bëjnë një hap mbrapa dhe po rishikojnë diskursin dhe gjuhën e tyre. Pjesa tjetër e fushatës do të konsiderohet me kujdes dhe diskursi do të konsiderohet me kujdes sepse ishte një moment kritik.

Ferko: JD Vance, një nga ish-rivalët e ish-presidentit Donald Trump. Çfarë do të thotë ky emër, me gjasa numri 2 i një administrate Trump 2?

Jason Emert: Mendoj se do të thotë shumë gjëra. E para mendoj se këto zgjedhje kanë të bëjnë me bashkimin dhe zoti Trump e ka me të vërtetë. Më përpara zoti JD Vance ka bërë komente negative për zotin Trump dhe tani Trump e ka në krah të vetë dhe do të thotë se hendeku mes palëve është ngushtësuar dhe palët e kësaj partie janë bashkë. Presidenti Trump po mendon edhe për të ardhmen dhe ai e kupton se i mbetet vetëm një mandat dhe i duhet një person i përkushtuar për agjendën që do të ndjekë ai në tetë vjeçarin e ardhshëm. JD Vance është  39 vjeç dhe ai përfaqëson të ardhmen e Partisë Republikane dhe të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...