Berisha: Ne jemi këtu sot më të vendosur se kurrë të sakrifikojmë, të çojmë vendin drejt qeverisë teknike, drejt zgjedhjeve të lira

E mërkurë, 17 July 2024 00:21
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve në tubimin e përnatshëm në 'rrugën e shpresës' është shprehur se shqiptarët janë më të vendosur se kurrë të sakrifikojnë, për të çua vendin drejt qeverisë teknike, dhe drejt zgjedhjeve të lira.

Berisha theksoi se  shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë interesin kombëtar pë t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve ligjin, të drejtat, dinjitetin, shtetin ligjor, kushtetutshmërinë. 

Berisha: Edi Rama pas atentateve që organizon dhe dështon me turp, ndërmerr arrestet politike jo vetëm ndaj Sali Berishës, por ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës.

Arreston të zgjedhurit e saj vetëm e vetëm se është i çmendur pas pasurive të bregut dhe do t’ia kaparojë ato të gjitha me vëllain dhe sojin e tij të fëlliqur.

Por ne jemi këtu gardianë të të vërtetës.

Ne jemi këtu qëndrestarë të pamposhtur.

Avoketër të pakthyeshëm të interesit publik.

Të dinjitetit njerëzor.

Ne jemi këtu sot më të vendosur se kurrë të sakrifikojmë, të çojmë vendin drejt qeverisë teknike, drejt zgjedhjeve të lira.

Të mbrojmë interesin tonë kombëtar.

T’i rikthejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve ligjin, të drejtat, dinjitetin, shtetin ligjor, kushtetutshmërinë.

Të godasim, të presim me forcën e ligjit lidhjet e tmerrshme të politikës me krimin.

Të presim me gërshërët e ligjit dorën e zezë të hajdutëve të pushtetit që varfëron shqiptarët.

Të presim me forcën tonë tentakulat e korrupsionit ndërkombëtar mbi këtë vend.

Shqipëria e shqiptarëve.

Shqipëria vend demokratik, vend i lirë, e sigurt në rrugën evropiane, është dhe mbetet motivi ynë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!'-përfundon Berisha fjalën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...