Paralele mes Berishës dhe Trump?/ Jason Emert: Shqipëria regjim diktatorial! DASH s’duhet të ndërhyjë në gjyqësor

E mërkurë, 17 July 2024 09:19
 

Kandidati republikan për Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Tennessee, Jason Emert, i ftuar në SYRI TV më Armela Ferkon,  ka folur edhe për zhvillimet politike në Shqipëri, si dhe për dënimin politik të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Pyetjes së moderatores Ferko se a mund të ketë një paralele mes dy proceseve gjyqësore që po zhvillohen ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, Jason Emert theksoi se ‘në Shqipëri po bëhet një ndjekje penale shumë e padrejtë e liderit të opozitës’.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një regjim diktatorial, Jason Emert u shpreh se ‘DASH nuk duhet që të ndërhyjë dhe të përcaktojë në vendet e huaja jashtë ShBA se çfarë është e drejtë dhe jo e drejtë dhe çfarë duhet ndjekur penalisht dhe çfarë jo’.

‘Ti rrëzon një drejtues të medias dhe një partie opozitare dhe qeveria ndjek në mënyrë të paligjshme këta personazhe. Dhe Shqipëria tregon se çfarë regjimi diktatorial është duke vendosur. DASH nuk duhet që të ndërhyjë dhe të përcaktojë në vendet e huaja jashtë ShBA se çfarë është e drejtë dhe jo e drejtë dhe çfarë duhet ndjekur penalisht dhe çfarë jo. Administrata e ish-presidentit Barak Obamës ka ndërhyrë shpesh në shtete në të cilat mendohet se do të kishte një ideologji që nuk do t’i pëlqente. DASH nuk flet në emër të popullit amerikan’, u shpreh Jason Emert.

Intervista në studio:

Ferko: Ju e dini shumë mirë çështje ndaj zotit Berisha. Ditën e sotme, ka qënë një tjetër gjykatë e një tjetër niveli, e cila ka dhënë vendimi që zoti Berisha i cili po mbahet në arrest shtëpie prej 6 muajsh pa asnjë akuzë ende të formuluar dhe pa asnjë provë, do vijojë të mbahet në këtë masë sigurie. Ky është standardi i gjykatave këtu, sigurisht çështja vijon por shumë në Shqipëri dhe përtej kufirit e cilësojnë si burgosje politike. Ka një paralele mes të dy realiteteve?

Jason Emert: Duket se në Shqipëri po bëhet një ndjekje penale shumë e padrejtë e liderit të opozitës dhe ka një kundërshtim të fortë edhe prej medias edhe persona të tjerë të cilët ndiqen penalisht thjesht prej mendimit të tyre të kundërt me qeverinë. Ti rrëzon një drejtues të medias dhe një partie opozitare dhe qeveria ndjek në mënyrë të paligjshme këta personazhe. Dhe Shqipëria tregon se çfarë regjimi diktatorial është duke vendosur.

Ferko: Një regjim që gjithsesi kemi parasysh që këtu në Shqipëri, qeveria ka përdorur si justifikim ndërkombëtarët shpesh herë ShBA. Duhet opinioni publik të bëjë një ndarje në atë që çfarë përfaqëson në të vërtetë ShBA dhe qëndrimi që mund të mbajë një administratë e caktuar?

Jason Emert: Mendoj se DASH nuk duhet që të ndërhyjë dhe të përcaktojë në vendet e huaja jashtë ShBA se çfarë është e drejtë dhe jo e drejtë dhe çfarë duhet ndjekur penalisht dhe çfarë jo. Administrata e ish-presidentit Barak Obamës ka ndërhyrë shpesh në shtete në të cilat mendohet se do të kishte një ideologji që nuk do t’i pëlqente. DASH nuk flet në emër të popullit amerikan. Ne duam një diskutim të hapur me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos me një aleat të NATO-s siç është Shqipëria. Ne duam që gazetaria e hapur dhe transparente të mbizotërojë në atë vend.

Ferko: Dhe kjo do të ishte një tjetër vëmendje ndoshta e administratës ‘Trump 2’?

Jason Emert: Po shpresoj që po. Përfshirja jonë në Ballkanin Perëndimor dhe që DASH të kuptojë se nga po vijnë të gjitha këto influenca dhe ndikime dhe cilat janë arsyet se përse po veprohet në mënyrë kaq antikushtetuese është diçka që administrata e re do ta marrë në konsideratë duke e lënë mënjanë ideologjinë por duke vënë reputacionin dhe qëllimet tona të mira në mbarë botën.

Ne si vend duam të mbështesim gazetarinë e lirë dhe kjo nuk mund të zbatohet pa mbështetjen e SHBA dhe SHBA do të mbështesin dhe do t’i japin gjithmonë strehë atyre gazetarëve që vazhdimisht do të kërkojnë strehim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...