Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës përpara Bashkisë Tiranë, në orën 11:00.
‘Nesër të gjithë tek bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn. Këtë produkt çnjerëzor të vjedhjes dhe shpërfytyrimit’, u shpreh Berisha në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Unë garantoj qytetarët shqiptarë se turizmi do të mbetet përparësia absolute, po kurrë me këtë shpërndarje grabitqare të të ardhurave të tij.
Kurrë nuk do jetë mallkim, përveçse bekim për shqiptarët.
Turizmin do ta kthejmë nga mallkim, në një bekim të madh për qytetarin shqiptar me të ardhurat e tij.
Për fermerin shqiptar, për punëtorin shqiptar.
Dhe nuk do ta katandisim siç e ka katandisur Edi Rama.
Garantoj shqiptarët se plazhet e tyre, nga Velipoja në Ksamil, do valëvitet flamuri blu, do jenë blu, më të pastërtat.
Të gjitha këto na ftojnë të vazhdojmë këtë betejë me guxim dhe zemërim të papërmbajtur.
Nesër të gjithë tek bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn.
Këtë produkt çnjerëzor të vjedhjes dhe shpërfytyrimit.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!