Rënia e turizmit/ Berisha: Çmimet janë nga 10 deri në 250% më shumë se sa në Itali, Greqi, Gjermani, Francë...

E mërkurë, 17 July 2024 22:51
 

Lideri demokrat, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve në tubimin maratonë është shprehur se qeveria Rama mashtron për turizmin nga mëngjesi gjer në darkë dhe nuk u thonë qytetarëve të vërtetat.

Berisha ka theksuar gjithashtu se sot 80-90 përqind e atyre që qytetarët shqiptarë bejnë në supermarkete janë importe dhe jo prodhime vendase dhe se çmimet e tyre në Shqipëri janë nga 10 gjer në 250 përqind më shumë se sa në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo vende të tjera. 

'Miqtë e mi, kjo është një situatë superemergjente.
Këtë pasuri përrallore, në një barbari të plotë, e ka shndërruar në një gjobë të tmerrshme për shqiptarët.
Unë u ndala në disa aspekte.
Po pse ka rë turizmi?
Ata mashtrojnë për turizmin nga mëngjesi gjer në darkë dhe nuk u thonë të vërtetat.
Turizmi ka rënë jo se vlonjatet janë në gropë dhe janë pa mend. Mund të ketë spekulantë, mund të ketë abuzime.
Por e vërteta është se çmimet, ju që blini çdo ditë në supermarkete, në magazinat e fruta-perimeve, duhet ta dini se 80-90 përqind e atyre që blini janë importe.
Dhe duhet ta dini se çmimet e tyre në Shqipëri janë nga 10 gjer në 250 përqind më shumë se sa në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo vende të tjera.
Prandaj nuk janë vlonjatët pa mend, por ti je një kokërr hajduti pa moral që di vetëm të vjedhësh dhe po e shkatërron Shqipërinë.
Sigurisht, po të përzësh masivisht shqitparët nga Shqipëria, nuk mbetet krah pune sepse punën për tre muaj, punën provizore në tërësi nuk e pëlqen.
Dhe për t’i punësuar, duhet t’i japësh një rrogë shumë më të lartë.
Unë nuk them se nuk ka spekulantë, por nuk them se nuk shkaku i rritjes së çmimeve është tek rritja e tmerrshme e çmimeve.
Tek rënia katastrofale e prodhimit bujqësor.
Unë e di qënë bujqësi hyjnë miliarda nga turizmi, por problemi është sa shkojnë te qytetari i thjeshtë, te ai që nuk ka hotel, te ai që nuk ka motel, te ai që jeton me rrogën e tij dhe blen ushqimet çdo ditë.'- shprehet lideri historik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...