Blushi në Himarë: Përballë kemi narkoshtetin, veglën e tij qorre SPAK dhe grupet e rrezikshme kriminale!

E mërkurë, 17 July 2024 22:53
 
 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në celjen fushatës elektorale për Bashkinë e Himarës, e cilësoi këtë të fundit një kala të pamposhtur nga narkoshteti. Përballë elektoratit të Himarës, Blushi paralajmëroi Ramën, që të mos provokojë nervin dhe karakterin himarjotëve, në të kundërtën fundin do ta ketë të keq.

Sipas Blushit, edhe pse opozita në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës ka përballë narkoshtetin, SPAK dhe bandat më të rrezikshme kriminale, do të dalë e fituar, njëjtë siç fitoi me Fredi Belerin, tashmë i betuar si eurodeputet.  

Fjalimi i plotë

Mirëmbrëma Himara, kala e pamposhtur dhe simbol i qëndresës shekullore për liri dhe dinjitet njerëzor!

Të dashur himariotë,

Mirënjohje për trimërinë dhe sakrificat tuaja për mbrojtjen e tokave, të shtëpive, të detit, të lirisë, të besimit dhe të dinjitetit tuaj njerëzor!

Mirënjohje për shembullin e shkëlqyer të demokracisë dhe të votës së lirë që dhatë në zgjedhjet e fundit duke i treguar Edi Ramës, SPAK-ut dhe të gjithë banditëve të tij se Himara është vetëm e himariotëve.

Vetëm himariotët mund të vendosin për të ardhmen e tyre!

Kështu ka qenë në shekuj dhe kështu do të jetë përgjithmonë!

Për 45 vjet me radhë, komunizmi dhe dajë Spiro Koleka, ju morën pronat dhe ju persekutuan më keq se të gjithë pushtuesit.

Nip Koleka, në gjurmët e dajës së vet, kërkon tani t’ju rrëmbejë pronat, t’ju prishë shtëpitë qindra vjeçare dhe t’ju dëbojë nga tokat tuaja për të shpopulluar më tej Himarën.

Nga ky shesh i bëj thirrje Edi Rama:

Hiqi kthetrat e zeza nga Himara!

Mos e provoko nervin dhe karakterin e himarjotëve!

Mos guxo t’i përçash se fundin do ta kesh shumë të keq!

Të dashur himariotë,

Sot të gjithë bashkë jemi krah jush në këtë mision fisnik për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Përballë kemi Narkoshtetin, veglën e tij qorre SPAK dhe të gjitha grupet më të rrezikshme kriminale, që kanë zbarkuar në Himarë jo për të bërë zgjedhje, por për të blerë dhe grabitur votat, që t’ju rrëmbejnë pronat.

Në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standardeve të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.

Bashkohuni të gjithë në mbrojtje të truallit, të shtëpisë, të nderit, të identitetit, të vetëdijes historike, të besimit, në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë.

Një paralajmërim kam për Edi Ramën:

Mos guxo të prekësh një votë në Himarë, se duart do të mbeten në kutitë e votimit!

Himara e ka kryetarin e saj të ri dhe ai është djali i kësaj toke, Petro Gjikuria!

Së bashku nga ky shesh le t’i çojmë një përshëndetje Fredi Belerit, ish-kryetarit tuaj të Bashkisë, të burgosurit të parë politik në Europën moderne, që sot ndodhet në Bruksel si eurodeputet.

Për 14 muaj, frika që Edi Rama kishte nga Fredi Beleri mbajti peng mandatin e Kryetarit të Zgjedhur me votë nga Himara.

Për 14 muaj Himara u qeveris nga një kryetar i pavotuar, dhe më nga vartës të tij, të gjithë të akuzuar për korrupsion dhe grabitje pronash, dhe tani që edhe nënkryetari i fundit hajdut ra, Edi Rama kërkon që të bëjë zgjedhje.

Për 14 muaj Edi Rama mbajti në burg Fredi Belerin nuk e lejoi të betohej, ndërsa vetëm kur u zgjodh eurodeputet i dha lejen për të dalë nga burgu.

Përballë kemi një regjim mafioz që mbështetet mbi terrorin dhe mashtrimin!

Ndaj bëni shumë kujdes në 4 gusht dhe mos u mashtroni më nga premtimet e Edi Ramës, që 11 vite në pushtet nuk bëri asgjë për ju.

Ju e dini mirë se asnjë tapi në Himarë nuk është bërë falas, por secili ka paguar 14.600 lekë në bankë.

Tani janë 7 mijë aplikime që po mbahen peng sepse Narkoshteti është ndërtuar vetëm mbi pengmarrjen, rrëmbimin, shkeljen e ligjit dhe dhunimin e të drejtave të njeriut.

Edi Rama, nëpërmjet SPAK-ut dhe drejtësisë së kapur, pasi rrëmbeu Fredi Belerin dy ditë para zgjedhjeve, e dënoi dhe e burgosi politikisht, tani kërkon të rrëmbejë të gjithë Himarën.

Ta harrojë sepse Himara kurrë nuk do ta lejojë!

Himariotët kanë hedhur në det perandoritë më të fuqishme të kohës!

Himara në qindra vjet është qeverisur me venome, dhe nuk ka patur pushtues romak, osman dhe çdo hordhi tjetër që ka kaluar këtej kurrë nuk ka guxuar t’i imponojë qeverisjen dhe drejtuesit vendorë.

Ta harrosh ti se Himara gjunjëzohet para teje!

Himara është me kokën lart sepse është vendi i kapedanëve të bregut, është toka e patriotizmit dhe sakrificave më sublime për lirinë!

Miqtë e mi,

Shqetësimi i Edi Ramës nuk janë hallet tuaja. Edi Rama do pasuritë e Himarës, u ka vënë syrin pronave tuaja, do t’ju rrëmbejë shtëpitë dhe ujin, do t’ju rrëmbejë detin dhe dinjitetin.

Për Himarën dhe të ardhmen e saj, vendosni vetëm ju, himarjotët!

Ju e keni zgjedhur Kryetarin tuaj të ardhshëm të Bashkisë, djalin e Himarës, Petro Gjikuria dhe ai do të fitojë sepse ka program, ju ofron punë, ju jep zgjidhje, ju garanton investime, ju sjell zhvillim, ju rrit mirëqenien, ju sjell begati dhe e afron Europën në Himarë!

Fitore Petro Gjikuria!

Rroftë Himara dhe kapedanët e saj!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...