Askush nuk mund të vidhte 20-milionë euro te inceneratori i Tiranës pa dijeninë e Veliajt

E Enjte, 18 July 2024 14:21
 

SPAK-u njoftoi se kishte zbuluar një shumë prej gati 20 milionë eurosh të qarkulluar, të pastruar, të lëvizur nga njerëzit e inceneratorëve.

Për këtë nxori një tufë me masa sigurie për 8 persona. Shumë prej tyre zyrtarë të kompanisë, një biznesmen dhe një gazetar. 

Në fakt, këta të tetë mund të jenë instrumente të lëvizjeve të parave, por kurrsesi nuk janë dirigjentët, nuk janë ata që urdhërojnë dhe veprojnë. Thjesht dhe vetëm duken të jenë ushtarë.

Kjo për disa arsye.

Së pari, këta njerëz nuk do të mund të bënin dot këto lëvizje në rast se Bashkia e Tiranës do të kishte çuar përfaqësuesit e saj dhe Erion Veliaj do të kishte emëruar njerëzit që duhet të çonte në NJZP, (Njësinë e Zbatimit të Projektit), pra do të kishte një kontroll. Erion Veliaj e sabotoi.

Së dyti, kompania nuk do të kishte këto të ardhura në rast se drejtorët e bashkisë nuk do të firmosnin kontratën e dherave, ku kompania e inceneratorit të Tiranës ka përfituar pa pasur një kontratë të tillë, pa pasur një tarifë të miratuar dhjetëra miliona euro të tjera.

Së treti, që është dhe më e rëndësishmja, mediat ulërinin, bërtisnin, ka vjedhje, po zhdukin paratë, ndalni pagesat, kujdes se po i nxjerrin lekët jashtë, se janë paratë e shqiptarëve, paratë e biznesit shqiptar dhe Erion Veliaj nuk veproi, përkundrazi i mbrojti.

Shkoi dhe në Komision Hetimor dhe na tha se sa të mirë ishin inceneratorët. Pagesat si shërbim vazhdojnë, por kompania është e sekuestruar që nga gushti i vitit 2023.

Pra, nga 2019 deri në vitin 2023, Erion Veliaj në 4 vite jo vetëm nuk bëri të funksiononte NJZP-ja, jo vetëm firmosi një kontratë që njerëzit e inceneratorëve të përfitonin miliona euro dhe më pas të bënin ato veprimet të cilat ka zbuluar SPAK-u.

Pra, nën hundën e Erion Veliajt janë zhdukur 20 milionë euro.

Është përgjegjës kryebashkiaku i Tiranës, është njeriu që ka aktivizuar koncesionin e landfillit, është njeriu që nuk e kontrolloi, është njeriu që firmosi për dherat, është njeriu që e mbrojti aferën kur të gjithë bërtisnin.

Të paktën, ai ka mosveprimin dhe shpërdorimin e detyrës të provuar, të faktuar me dokumente ligjore, të faktuar me dokumente që Erion Veliaj ka qenë në dijeni se atje po abuzohej dhe atje nuk veprohej.

Për më tepër Erion Veliaj i dha kompanisë një thes me para duke firmosur një marrëveshje si ajo e dherave që është një akt tjetër kriminal në kurriz të biznesit pas firmosjes së një koncesioni për një incenerator që nuk ekziston.

Është Erion Veliaj që dilte në media dhe thoshte që ishte zgjidhur çështja e plehrave dhe sa mirë po trajtoheshin mbetjet në Sharrë.

Në fakt landfilli është aty, incenerator nuk ka dhe Erion Veliaj është një nga përgjegjësit kryesor, i cili me drejtorët e tij, me zyrtarët e tij hajdutë të kapur tashmë nga SPAK-u për dosjen “5D” apo të arrestuar dhe për çështjen e inceneratorëve kanë ndihmuar, lejuar dhe bashkëpunuar me njerëzit e inceneratorëve, me Mirel Mërtirin, me Klodian Zoton dhe me të tjerë zyrtarë për ta mbështetur këtë aferë ndërkohë që mediat raportonin dhe bërtisnin që kishte korrupsion dhe Erion Veliaj këtë e dinte.

Tashmë faktet SPAK-u i ka përpara.

Pyetja është e thjeshtë:Si mundet ndonjë gazetar e disa zyrtarucë kompanie të zhduknin 20 milionë dollarë?

Kjo është e pamundur. Gjithçka është bërë me dirigjim. Gjithçka është bërë me bashkëpunim dhe këtë nuk mund ta bëjnë disa individë të thjeshtë.

Struktura shkon lart, shumë më lart, nuk mund ta bëjnë dy drejtorë apo një administrator. Gjithçka është bërë me urdhër të Erion Veliajt, me urdhër të Mirel Mërtirit, të Klodian Zotos dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliajn, i cili është akuzuar nga vetë bashkëpunëtorët e tij si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...