Nga Tritan Shehu:
Ne lidhje me “Ligjin e Luftes” me Greqine:
Une kam qene minister i jashtem dhe si i tille apo ne pozicione te tjera, gjithmone e kam konsideruar ate ceshtje nje atavizem pa sens. Sidomos mbas hyrjes ne fuqi te Traktatit te miqesise me Greqine te vitit 1996, qe eshte akti me i rendesishem ne historine e dy vendeve tona, qe kishte efekte poliedrike (prej kufijeve te pronat), duke qendruar mbi cdo akt tjeter, perfshi ate te ashtuquajtur ligj lufte. Fatkeqesisht aktualisht ai traktat kaq i rendesishem eshte cfuqizuar ose se paku ka ngelur pa fuqi detyruese, sepse kane kaluar afatet e tij. Rama, me gjithe insistimin tone prej vitit 2018, e la te cfuqizohet qellimisht ate akt thelbesor, pa kerkuar rinovimin apo riperseritjen e tij, sic kerkohet ne nenin 20 te tij. Duke krijuar keshtu vakum, probleme artificiale e demtuar maredheniet strategjike Shqiperi- Greqi, duke tentuar edhe ringjalljen artificiale te “fantazmave” te vjetra. Ketu e kam fjalen jo vetem per ate “ligj», por dhe per Protokollin famekeq te Korfuzit, Ne fakt ai Traktat ishte e eshte i pari e i vetmi dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qarte kufijte egzistues midis dy vendeve tona, sipas Aktit Final te Helsinkit dhe Kartes se Parisit, duke hequr dore keshtu nga protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale te tij.
Cuditerisht me tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar qe nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “haresa” si fantazem prej Qeverise Rama pak vite me pare, per qellime te mbrapshta, se paku per demagogji.
Per ne ai «ligj lufte » nuk egziston, pavaresisht ambiguiteteve te mbrapeshta, qe mund te krijoje nulifikimi i qellimshem i atij Traktati prej Rames. Megjithate edhe nqs dikush ne Athine e mban ne ndonje sirtar, eshte ceshtje e tij dhe e atyre qe jane kompetent per te deklaruar aty mos egzistencen e atij “Ligji”. Ne nuk ka pse te negociojme e aq me shume te bejme kompromise per dicka qe eshte zero. E them kete edhe duke qene dakort me cdo thirje racionale ne kete drejtim, qofte ndaj ndonjerit, qe mban akoma « skelete » ne Greqi.