Shefi Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaron se skandali i fondeve IPARD është denoncuar nga PD në gusht të vitit 2022, dy vite me parë dhe aktualisht nuk ka asnjë reagim nga institucionet.
Sipas Balliut, fondet që tashmë, BE thotë përmes raporteve se janë grabitur, kanë shkuar të gjitha për Eriun Veliajn, për inceneratorin e Tiranës.
Balliu shton se SPAK duhet të hetojë dhe thirrja që I bënë sot PD sipas tij është të vërë në pranga Erion Velian, si personin që është në krye të skandalit dhe grabitjes së miliona eurove.
Sipas Balliut, inceneratori i Tiranës vjedh fondet e BE-së për bujqësinë. “Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikuar me mijëra biznese në këtë sektor për t’u falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve”, shprehet ai.
Balliu publikuoi disa dokumente duke thënë se “personi fizik E.B administrator me të drejtë firme tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion inceneratorin e Tiranës ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV. Më pas E.B kontakton kompaninë Consultting se Partners të Stella Gugallias, që kjo të bëjë gati dokumentet për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD”.
Fondet IPARD janë grante të pakthyeshme të BE që mbështesin bujqësinë në Shqipëri.