Arbitrazhet, totali i detyrimeve për t’u paguar arriti në 183.2 milionë euro

Premte, 19 July 2024 10:12
 

Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të treta kanë fituar përballë saj në Arbitrazh 5.2 milionë euro, gjatë vitit që lamë pas.

Të dhënat e bëra publike në buxhetin faktik të 2023 tregojnë se totali i detyrimit në fund të raportimit ishte 183.2 milionë euro. Ky total përbëhet nga dy tregues që është detyrimi i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit/kosto ligjore që llogariten në 73.8 milionë euro dhe detyrime kontigjente 109.45 milionë euro.

Detyrimet kontigjente në vlerë më të lartë duket se kanë të bëjnë me vendimin që Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë për çështjen Becchetti ku shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë sipërmarrësit 108 milionë euro por edhe pse vendimi final është dhënë prej kohësh qeveria duket se e klasifikon si kontigjent. Kjo ndodh në kushtet kur nga llogaritë e institucioneve shqiptare jashtë shtetit kanë kohë që bllokohen para për llogari të këtij vendimi.

Detyrimi i dytë më i madh është për arbitrazhin me kompaninë e rrugëve Copri Aktor, për mosmarrëveshjet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, me një shumë prej 42.5 milionë euro, për të cilën nuk është bërë asnjë likuidim. Krahas detyrimit kanë mbetur për tu paguar edhe 225 mijë euro kosto ligjore.

Për arbitrazhin me kompaninë Costruzioni Dondi, qeveria duhet të paguajë 13.5 milionë euro. Kompania ishte zbatuese e projektit të vendosur në zonën e Kasharit dhe po zbatohej nga kontraktori italo-japonez “Dondi Kubota” falë një kredie të butë të dhënë nga qeveria e Japonisë, rreth 79 milionë USD. Punimet filluan në vitin 2014 por duket se përplasjet mes kompanive zbatuese dhe autoritetit kontraktor, në këtë rast Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, nuk kanë munguar, gjë që çoi në ndërprerjen e kontratës.

Arbitrazhi i katërt me detyrimin më të lartë për tu paguar është ai i me kompaninë e naftës GBC OIL, për 12.2 milionë euro. Konflikti lidhet me licencën për shfrytëzimin e 4 vendburimeve të naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë, fillimisht për kompaninë Stream Oil, që pas disa shitjesh përfundoi tek GBC OIl.

Kontrata u ndërpre nga Albpetrol (operatori shtetëror që menaxhon fushat e naftës)  në vitin 2017, duke i rishtetëzuar këto burime, për mospërmbushje të detyrimee koncesionare. Ndërsa detyrimi mbetet i papaguar, për këtë arbitrazh janë likuiduar pothuajse të gjitha kostot ligjore prej 6.6 milionë euro (kanë mbetur vetëm rreth 400 mijë euro).

Për vendimet e tjera të arbitrazhit dhe kostot ligjore, detyrimi varion nga 150 mijë euro në 1.7 milionë euro (shiko tabelën).

Në proces është arbitrazhi për kontratën koncesionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit. Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Vetëm për mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar përballë çështjeve në Arbitrazh duket se shteti ka shpenzuar 562 milionë lekë ku janë një seri çështjesh aktive. Të ndara më vete në buxhetin faktik shpjegohet se zërat që përbëjnë këtë  janë:

–          Rreth 189.9 milionë LEK Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 113 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore, administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 99.8 milionë LEK Autoriteti Portual Durrës, për kosto administrative dhe ligjore për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 76.6 milionë LEK Albpetrol Sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove administrative/ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 57.7 milionë LEK Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar.

–           Rreth 19.5 milionë LEK Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), për pagesën e kostove ligjore për shërbime konsulence, shërbime juridike për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. ü Rreth 6.2 milionë LEK Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për pagesën e kostove ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...