Ish-kryeprokurori i SHBA, Matthew Whitaker deklaroi në Çim Peka Live në SYRI TV, se administrata Biden dhe sekretari i tij i shtetit Blinken, nuk po bëjnë një punë të mirë për të mbështetur standardet dhe objektivat e shtetit të së drejtës në mbarë globin.
Duke u ndalur te marrëdhënia e administratës amerikane me Shqipërinë, Peka e pyeti ish-kryeprokurorin amerikan për lavdet që i thuri Blinken Ramës në Tiranë, ditën ku McGonigal u dënua për korrupsion nga kryeministri shqiptar, Whitaker theksoi se ‘këto probleme do të rregullohen kur të vendoset një sekretar tjetër shteti dhe një administratë tjetër dhe do të riekulibrojmë marrëdhëniet tona’.
Intervista në studio:
Peka: Ditën që McGonigal dënohet në Amerikë se është korruptuar nga kryeministri shqiptar, sekretari Blinken vjen në Tiranë dhe i ngre lapidar kryeministrit shqiptar, pra atij që kishte korruptuar McGonigalin në ShBA. A ka një justifikim apo një argumentim nga ana juaj e gjithë kjo kontraditë me atë se çfarë thonë dhe çfarë bëjnë institucionet amerikane të paktën me Shqipërinë?
Matthew Whitaker: Mendoj se administrata Biden dhe sekretari i tij i shtetit Blinken nuk po bëjnë një punë të mirë për të mbështetur këto standarde dhe objektiva të shtetit të së drejtës në mbarë globin. Tani jam i fokusuar te zgjedhja e Donald Trump dhe do t’i zgjidhim këto probleme kur të zgjedhim një sekretar tjetër shteti dhe një administratë tjetër dhe do të riekulibrojmë marrëdhëniet tona.