Ndalimi i Berishës pa akuzë, Whitaker: Kjo në Amerikë nuk mund të ndodhte

Premte, 19 July 2024 10:05
 

Ish-kryeprokurori i SHBA, Mattheë Whitaker në një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka folur dhe për procesin politik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse në SHBA mund të ndalohej kryetari i opozitës, pa pasur ndaj tij një akuzë, Whitaker është shprehur se kjo nuk mund të ndodhë në Amerikë.

‘Qartësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo nuk do të ndodhte, sepse kemi të drejtën për një proces të rregullt ligjor, për çdo person të pandehur, për çdo person që hetohet. Ka të drejta kushtetuese që zbatohen në ligjet dhe gjykata.

Mendoj se është e vështirë të krahasojmë dy sisteme juridike.

Unë jam avokat amerikan dhe nuk kam përvojë në sistemin tuaj të drejtësisë. Mendoj se ka parime bazë themelore, juridike që duhet të jenë universale. Shpreh nuk funksionojnë në vende të tjera.

Kemi procesin e rregullt ligjor, që personat nuk mund të ndalohen pa u akuzuar formalisht e kështu me radhë.

Në sistemin amerikan kjo nuk mund të ndodhë, por ka paralelizma sigurisht.

Një sistem që shënjestron kundërshtarët politikë, që e kam kritikuar këtu në SHBA, ku Donald Trump është shënjestruar për ndjekje penale, për shkak të asaj që ai është, e jo për shkak të asaj çfarë ka bërë’, tha Mark Whitaker në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...