Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, çdo prind do të paguhet për çdo fëmijë.
‘Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.
Berisha: Miqtë e mi, këto janë detyrime ligjore kushtetuese.
Por për Shqipërinë janë dy herë më të mëdha sepse këto janë gjithashtu faktorë që largojnë dhe largojnë shqiptarët nga Shqipëria.
Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë, në mënyrë që kurrë më fëmijëve shqiptarë të mos u mungojë të gjitha vaktet njëlloj si fëmijët e vendeve të tjera të Europës.
Ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar, të vendosim ndryshimin, të ngrihemi për ndryshimin.
Të ngrihemi për qeveri teknike.
Për zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Ndryshim dhe vetëm ndryshim.
Fitore, fitore, fitore!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Faleminderit.