‘200 ditë rezistencë sublime’/ Artan Hoxha: Regjimit i themi lironi Sali Berishën, më mirë vetë...

Saturday, 20 July 2024 00:55
 
 

Analisti, Artan Hoxha ka mbajtur fjalën e tij në ditën e 200-të të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha te ‘Rruga e Demokracisë’.

Hoxha u shpreh se në këto 200 ditë, Berisha ka treguar vendosmëri, rezistencë dhe kthjelltësi. 

‘Doktor Berisha prej 200 ditësh i izoluar në shtëpinë e tij, ka fuqinë që t’i thotë të gjithë demokratëve bashkohuni, ka dlirësinë e shpirtit që t’i thotë të gjithë demokratëve bashkohuni. Ka vetëm një kusht, nënkuptohet dhe s’ka pse të thuhet, duhet të jenë opozitarë, për ndryshe nuk kanë për çfarë na duhen, le të rrijnë te hija e Kryeministrisë, bulevardin dhe këtë rrugë e kemi ne’, u shpreh Hoxha.

Gjithashtu analisti i bëri thirrje regjimit të Edi Ramës që ta lëshojnë më mirë vetë Berishën nga arresti pasi një gjë të tillë, në të zezë të tyre, do ta bëjë Strasburgu.  

Hoxha: Përshëndetje pelegrin të ‘Rrugës së Demokracisë’, luftëtarë të betejave që kanë nisur dhe nuk rreshtin. Përshëndetje Doktor Berisha në këto 200 ditë të rezistencës tuaj sublime. Ju arrestuan për t’ju thyer, ju kanë bërë më të fortë dhe shembulli juaj i bën këta njerëz më të fortë. Ju kanë izoluar për t’ju shkëputur nga këta njerëz, ata janë më pranë se kurrë me ju sot, ju mbyllën atje lartë që të mos zbrisni poshtë por shpirti i këtyre njerëzve ngjitet lartë.

200 ditë që ju treguat vendosmëri, rezistencë dhe kthjelltësi. Doktor Berisha prej 200 ditësh i izoluar në shtëpinë e tij, ka fuqinë që t’i thotë të gjithë demokratëve bashkohuni, ka dlirësinë e shpirtit që t’i thotë të gjithë demokratëve bashkohuni. Ka vetëm një kusht, nënkuptohet dhe s’ka pse të thuhet, duhet të jenë opozitarë, për ndryshe nuk kanë për çfarë na duhen, le të rrijnë te hija e Kryeministrisë, bulevardin dhe këtë rrugë e kemi ne.

Ne fituam betejën në parlament nga bashkimi i parlamentarëve tanë dhe sot atje bëhet opozitarizëm atje hetohet dhe kundërshtohet ky regjim.

Fituam betejën e flamurit dhe të stemës, kjo erdhi nga bashkimi, nga vendosmëria, qëndrueshmëria, nga bindja që i dhamë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se cilët janë demokratët dhe ku është shumica.

Këto beteja vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë në betejën e lirimit të Sali Berishës. Regjimit ne i themi liroheni më mirë vetë dhe jo për turpin dhe të zezën tuaj, ta lirojë Strasburgu. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...