Anëtarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli në fjalën e saj përpara protestuesve në ‘Rrugën e Shpresës’ është shprehur se sot bëhen 200 ditë nga arrestimi politik i liderit të opozitë , Sali Berisha.
Topalli ka theksuar se firmosjen e arrestit politik është bërë nga një gjyqtare e cila është e dënuar nga vendet fiqnje dhe sot po përdoret si mashë për të burgosur politikisht liderin e opozitës.
"Sot janë 200 ditë nga arrestimi i kryetarit të opozitës, Sali Beridsha imagjinoni në një vend të lirë në një vend të NATO-s sikur të mbahet vetëm një orë në arrest lideri i opozitës do ë ishte një tragjedi për demorkacinë.
Ndërkohë në vendin tonë me brutalitetin më të paparë që të kujtojnë kohët më të egra mbajnë në arrest Berishën.
Unë mendoj se kjo është një padrejtësi por problemi është kur triumfon kjo padrejtësi e sidomos ndaj liderit të opozitës atëherë asnjë person nuk është i sigurtë në këtë vend.
Një arrest prej 200 ditësh në shkelje të të gjithë rregullave dhe normave të të drejtave të njeriut dhe ajoi që vendos për arrestin e Berishës është një gjyqtare e cila është e dënuar nga drejtësi të vendeve fqinje atëherë kjo nuk ka emër tjetër veçse arrest politik.
Në të shkuarën të gjithë kryeministrat ose janë larguar me dhunë, ose janë varë ose burgosur dhe ta mendosh që do të ketë të njëjtë skenarë në kohën e demokracisë kjo është e tepërt për ne dhe historinë tonë."