Nga Tritan Shehu:
Memaliaj, nen terrorin e krimit!
Perseri vrasje e plagosje te renda sot ne Memaliaj.
Plumbat e krimineleve i marrin jeten edhe qytetareve rastesore, vecse ndodheshin ne ambjentet publike.
Keqardhje e ngushellimet me te sinqerta!
Deshmi kjo e “lulezimit” te krimit, mos funksionimit e shkaterrimit te rendit e ligjit.
Qe e ka zanafillen prej kanabizimit te atyre hapesirave, me pasoje dominimin e terrorit kriminal.
Kanabizim i nxitur, organizuar e perdorur nga kjo Rilindje, qe ka krijuar nje zinxhir veprash kriminale, ne rritje e konsolidim keto, se bashku me forcimin e kriminalitetit.
Veper kjo e ketij rregjimi, qe vecse ka varferuar e skllaveruar fshataret e ndershem, terrorizuar ata banore plot vlera, jo vetem te Memaliajt por dhe te Tepelenes e me tej ne Qark.
Pasaoje keto e nje shteti, qe duke qene pjese e krimit, kanabizimit, trafiqeve, tashti eshte krejt i pafuqishem te ndaloje revanshin e tyre.
I nje shteti te deshtuar sepse eshte vete nen pushtetin e kriminaleve te cilet sillen si pronare te tij.
I nje shteti te nje rregjimi te kapur, qe duhet shembur sa me pare per te rivendosur drejtesine, lirite, vlerat e dinjitetin e qytetareve.