SPAK merr të pandehur Plarent Ndrecën për tenderat mln euro të Ministrisë së Brendshme

Diel, 21 July 2024 14:46
 

Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë të mazhorancës qeverisëse. Kapitali ka mësuar se Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht nën akuzë deputetin socialist Plarent Ndreca.

Burime i thanë Kapitalit se Ndrecës i është komunikuar akuza, e cila lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë. 

Në vitin 2019, zoti Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Por këto tendera u veshën me dyshime të forta për korrupsion.

Çështja u soll për herë të parë në publik nga një auditim i KLSH-së, pas të cilit organi auditues bëri edhe kallëzim në SPAK.

Dy ditë më parë, prokurorët e SPAK morën për më shumë se 1 orë e gjysmë në pyetje ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sipas raportimeve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e tenderave nën hetim nga SPAK. 

Por nëse Lleshaj është thirrur si person në dijeni, ish Sekretari i tij i Përgjithshëm duket në pozita më të vështira në raport me hetimin e SPAK.

Plarent Ndreca ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Qeverinë Rama. Para se të merrte postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ai ka mbajtur dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Gjatë kohës që ka qenë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është akuzuar nga opozita edhe në lidhje me tenderin abuziv 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.

Por, në atë kohë SPAK mori të pandehur vetëm 10 zyrtarë të thjeshtë të Ministrisë së Brendshme dhe hetimet nuk u shtrinë as tek Plarent Ndreca dhe as tek ish-shefi i tij, Sandër Lleshaj.

Në atë kohë, Plarent Ndreca, në një reagim mediatik “lau duart”, duke të thënë se nuk kishte lidhje me këtë abuzim edhe pse u planifikua dhe u realizua në kohën që ai kishte një post të rëndësishëm në këtë ministri.

Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funksionarëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor është një akt që duhet përshëndetur. Duhet të jemi të përmbajtur në deklarimet publike dhe mediatike, për të mos krijuar presion tek asnjëra nga palët në proces. Nga pikëpamja kushtetuese ata persona janë ende të pafajshëm”, tha Plarent Ndreca për mediat në atë kohë. Gjithsesi ai pranoi se kishte dijeni për tenderin, por jo për çdo hap procedurial.

Ndërkohë, Plarent Ndreca mori mandatin e deputetit në Janar të këtij viti, pas vendit të lënë bosh nga ish-zv. kryeministri në arrati Arben Ahmetaj. Mandati i Ahmetajt i takonte Dallëndyshe Bicit sipas votës preferenciale të zgjedhjeve të vitit 2021, por ajo e refuzoi, pasi ndihej më “ngrohtë” në “folenë” e Kadastrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...